-
E mërkurë 21 Gusht, 2024 17:30
Share this page
Thaçi dhe të tjerët.: Trupi Gjykues miraton tërheqjen e Ben Emersonit si mbrojtës i Kadri Veselit
Më 21 gusht 2024, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët miratoi përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga mbrojtësi Ben Emerson. Veseli dhe Emersoni u pajtuan me këtë vendim, duke bërë që Trupi Gjykues të aprovojë përfundimin e përfaqësimit ligjor për arsye të vlefshme. Gjithashtu, Trupi Gjykues u bind se do të sigurohet vazhdimësia e përfaqësimit të Veselit dhe se ndryshimi i kryembrojtësit nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor.
Vendimi do të hyjë në fuqi pasi të caktohet kryembrojtësi i ri dhe Administratorja e DHSK-së ftohet të marrë të gjitha masat e nevojshme sa më shpejt që të jetë e realizueshme.
Më shumë hollësi gjeni në vendim.
-
E mërkurë 21 Gusht, 2024 17:15
Share this page
Informimi javor për median më 22 gusht
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 22 gusht, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 21 Gusht, 2024 10:45
Share this page
Përfundon Gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 26 gusht
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të ZPS-së W03871, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 26 gusht, në orën 09:00.
-
E mërkurë 21 Gusht, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W03871 rifillon dhënien e dëshmisë
Këtë mëngjes, dëshmitari i mbrojtur W03871, dëshmitari i 79-të i Prokurorisë në gjykatë, vazhdon me dëshminë që filloi dje.
-
E martë 20 Gusht, 2024 13:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Rasëll përfundon dëshminë/dëshmitari i ri fillon dhënien e dëshmisë
Pas përfundimit të dëshmisë nga Stevën Rasëll (Steven Russell) sot, ZPS-ja thirri dëshmitarin e radhës. Ai është dëshmitari i mbrojtur W03871 i cili, sipas përmbledhjes së paraqitur në gjykatë nga ZPS-ja, iu bashkua UÇK-së rreth marsit 1998, shërbeu në shumë vende duke ofruar trajnime për ushtarët e UÇK-së dhe vepronte si komandant.
-
E martë 20 Gusht, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Rasëll rifillon dhënien e dëshmisë
Dëshmia e Stivën Rasëll (Steven Russell), dëshmitarit të 78-të të Prokurorisë në gjykatë, rifilloi mëngjesin e sotëm. Pas marrjes në pyetje nga Mbrojtja e Thaçit dhe Veselit dje, Mbrojtja e Selimit aktualisht është duke e marrë në pyetje dëshmitarin.
-
E hënë 19 Gusht, 2024 10:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët rifillon pas pushimit veror: ZPS-ja thërret dëshmitarin tjetër të saj
Stivën Rasëll (Steven Russell) është dëshmitari tjetër i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dëshmisë këtë mëngjes. Sipas vendimit të mëparshëm të Trupit Gjykues, dëshmitari në sallën e gjyqit shoqërohet nga përfaqësues të qeverisë amerikane.
-
E premte 2 Gusht, 2024 14:30
Share this page
Caktohet Paneli i Gjykatës së Apelit për të vendosur lidhur me përcaktimin e ri të dënimit të z. Mustafa
Më 31 korrik 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit, të përbërë prej gjykatësve Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, për përcaktimin e ri të dënimit të z. Mustafa në përputhje me Vendimin mbi Kërkesën e Mustafës për Mbrojtje të Ligjshmërisë dhe për të vendosur për çdo çështje përkatëse, sipas nevojës.
-
E martë 30 Korrik, 2024 11:15
Share this page
Paneli i Gjykatës Supreme vendos mbi Kërkesën e z. Mustafa për Mbrojtje të Ligjshmërisë
Më 29 korrik 2024, Paneli i Gjykatës Supreme lëshoi vendim mbi kërkesën e Salih Mustafës për mbrojtje të ligjshmërisë. Paneli i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht kërkesën e tij dhe anuloi pjesën e aktgjykimit të apelit që ka të bëjë me dënimin e z. Mustafa me 22 vjet burg.
Paneli ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit në përputhje me rregullën 194(1)(b) të Rregullores, për të shqyrtuar uljen e dënimit bazuar në arsyetimin e paraqitur në vendimin e Panelit të Gjykatës Supreme. Më shumë hollësi në vendimin.
-
E hënë 29 Korrik, 2024 09:30
Share this page
Pushimi veror i gjykatës zgjat deri më 16 gusht 2024
Siç është njoftuar në kalendarin tonë, pushimi veror në DHSK fillon të hënën, më 29 korrik, dhe përfundon më 16 gusht 2024. Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të jenë në minimum. Megjithatë, gjykata mbetet plotësisht funksionale dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së. Gjatë pushimit mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi.