-
E enjte 4 Korrik, 2024 16:30
Share this page
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rifillon më 8 korrik
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të ZPS-së W04445, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rifillojë të hënën, më 8 korrik në orën 09:00.
-
E enjte 4 Korrik, 2024 14:30
Share this page
Informimi javor për median më 4 korrik: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 4 Korrik, 2024 12:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin tjetër të saj/Zyrapi do të vazhdojë më 8 korrik
Dëshmitari tjetër i Prokurorisë është dëshmitari i mbrojtur W04445, i cili do të dëshmojë përmes videolidhjes. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, ky dëshmitar dhe i afërmi i tij kanë përkrahur LDK-në. Më 1998, anëtarë të UÇK-së rrëmbyen të afërmin e dëshmitarit, kufoma e të cilit u gjet më vonë atë vit. Gjithashtu, në të njëjtin vit, dëshmitari u mbajt i ndaluar dhe u keqtrajtua nga anëtarët e UÇK-së.
Ju njoftojmë se dëshmitari i mëparshëm, Bislim Zyrapi, nuk e ka përfunduar dëshminë e tij. Ajo është planifikuar të vazhdojë të hënën, 9 korrik në orën 09:00.
-
E enjte 4 Korrik, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e 4-t e dhënies së dëshmisë nga dëshmitari Zyrapi
Dëshmitari i Prokurorisë Bislim Zyrapi vazhdon të japë dëshminë e tij mëngjesin e sotëm. Mbrojtja e Hashim Thaçit është aktualisht duke e marrë në pyetje dëshmitarin.
-
E mërkurë 3 Korrik, 2024 17:30
Share this page
Informimi javor për median më 4 korrik
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 4 korrik, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 3 Korrik, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e 3-të e dhënies së dëshmisë nga dëshmitari Zyrapi
Këtë mëngjes ZPS-ja vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarit të 75-të në sallën e gjyqit Bislim Zyrapi, i cili e filloi dëshminë e tij më 1 korrik.
-
E martë 2 Korrik, 2024 14:00
Share this page
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për ditën e sotme/seanca e rregullt nesër
Siç u njoftua dje, seanca e sotme ishte më e shkurtër se zakonisht dhe përfundoi për ditën e sotme. Seanca e nesërme (3 korrik) do të vijojë në orarin e rregullt, nga ora 09:00 deri në orën 16:30.
-
E martë 2 Korrik, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Zyrapi rinis dëshminë
Këtë mëngjes ZPS-ja po vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarit të 75-të, Bislim Zyrapi, dëshmia e të cilit nisi dje.
-
E hënë 1 Korrik, 2024 17:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: nesër pasdite nuk ka seancë (2 korrik)
Për shkak të mungesës së dëshmitarit aktual nesër pasdite, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 2 korrik pritet të mbahet nga ora 09:00 deri në orën 13:00.
Orari i përditësuar i sallës së gjyqit është i disponueshëm në kalendarin tonë në internet.
-
E hënë 1 Korrik, 2024 11:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 75-ti deri më tani në gjykatë)
Dëshmitari i ri i ZPS-së është Bislim Zyrapi, dëshmia e të cilit ka nisur këtë mëngjes. Ai ndihmohet nga një mbrojtës kujdestar në sallën e gjyqit.
Sipas informatave të Trupit Gjykues, ky dëshmitar nuk është në dispozicion për të dëshmuar të martën dhe të enjten pasdite. Prandaj dëshmia e tij për këtë javë do të zhvillohet gjatë tërë ditës së sotme dhe gjatë ditës së mërkurë ndërsa të martën dhe të enjten vetëm gjatë gjysmës së ditës.