-
E enjte 27 Qershor, 2024 14:30
Share this page
Informimi javor për median më 27 qershor: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 26 Qershor, 2024 17:15
Share this page
Informimi javor për median më 27 qershor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 27 qershor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 26 Qershor, 2024 16:15
Share this page
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 1 korrik
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të ZPS-së W04846, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Seanca e planifikuar për nesër (27 qershor) është anuluar. Gjykimi do të rinis të hënën, më 1 korrik, në ora 10:00.
-
E mërkurë 26 Qershor, 2024 12:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Prokuroria thërret dëshmitarin e 74-të
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Kurtesh Fondaj, ZPS-ja thirri dëshmitarin e radhës, të mbrojtur, me pseudonimin W04846.
Ju lutemi vini re se vendimi i Trupit Gjykues më 19 qershor lidhur me dëshminë e këtij dëshmitari mund të shihet këtu.
-
E mërkurë 26 Qershor, 2024 10:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: refuzohet kërkesa e dëshmitarit, rinis dëshmia e tij
Pas diskutimeve të dëshmitarit me Zyrën Adminitrative të DHSK-së, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët njoftoi se e kanë refuzuar kërkesën e dëshmitarit për avokat. Trupi Gjykues sqaroi se dëshmitarit i miratohet ndihma juridike vetëm nëse ka shqetësime për vetëinkriminim, gjë që nuk kishte ndodhur, pasi që askush nuk pretendoi se dëshmitari ka kryer ndonjë krim apo ka dhënë ndonjë përgjigje inkriminuese. Gjithashtu, Trupi Gjykues e informoi dëshmitarin se, sipas Rregullores së DHSK-së, gjykatësit mund t'i bëjnë dëshmitarit çdo lloj pyetje dhe në çdo kohë gjatë procedurave.
Dëshmia e këtij dëshmitari po vazhdon me pyetjet e Trupit Gjykues.
-
E mërkurë 26 Qershor, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët në pushim për shkak të kërkesës së dëshmitarit
Në fillim të seancës së sotme, dëshmitari Kurtesh Fondaj ka kërkuar ndihmë juridike duke përmendur si arsye marrjen në pyetje nga Trupi Gjykues dje. Trupi Gjykues është duke e shqyrtuar kërkesën dhe gjykimi aktualisht është në pushim deri në ora 10:00 (10:45 transmetimi në internet).
-
E martë 25 Qershor, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i Prokurorisë, Fondaj, vazhdon dëshminë
Ish anëtari i i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, Kurtesh Fondaj, është duke vazhduar dëshminë e tij e cila nisi dje.
-
E hënë 24 Qershor, 2024 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshmia e dëshmitarit tjetër të ZPS-së (73)
Dëshmitari tjetër i Prokurorisë është Kurtesh Fondaj. Sipas përmbledhjes së paraqitur nga ZPS-ja në Gjykatë, Fondaj është ish-ushtar i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut. Ky është dëshmitari i 73-të i Prokurorisë në Gjykatë.
-
E premte 21 Qershor, 2024 13:30
Share this page
Januzi dhe të tjerët: zgjaten afatet për dorëzimin e dosjeve paraprake prej Mbrojtjes dhe për kalimin e dosjes së çështjes tek Trupi Gjykues
Më 20 qershor 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake, Marzhori Masëlo, miratoi kërkesën e Mbrojtjes së Januzit për zgjatjen e afatit dhe urdhëroi të gjitha ekipet mbrojtëse që të dorëzojnë dosjet e tyre paraprake, në qoftë se kanë, brenda shtatë ditëve pas shqiptimit të vendimit lidhur me kërkesën e ZPS-së për ndryshmin e aktakuzës. Gjithashtu, gjykatësja Masëlo caktoi datën e re paraprake për kalimin e dosjes së çështjes, aktualisht e caktuar më 5 korrik, katërmbëdhjetë ditë pas shqiptimit të vendimit të lartëpërmendur.
Ju lutemi vini re se kjo është shtyrja e dytë e afatit fillestar, pas kërkesës prej Mbrojtjes së Bahtijarit të miratuar më 6 qershor. Më shumë informacion mund të gjeni këtu.
-
E enjte 20 Qershor, 2024 14:30
Share this page
Informimi javor për median më 20 qershor: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube