• E hënë 8 Prill, 2024 12:00

    Mirëmbajtja e Dokumentacionit Gjyqësor Publik të DHKS-së sot

    Ju informojmë se aktualisht po kryhet mirëmbajtja e Dokumentacionit Gjyqësor Publik të DHSK-së. Rrjedhimisht, aktualisht nuk mund të shikoni apo shkarkoni parashtrimet e protokolluara. Mirëmbajtja planifikohet të zgjasë për disa orë. Faleminderit për mirëkuptimin.

  • E enjte 4 Prill, 2024 16:30

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 22 prill

    Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 22 prill, në ora 09:00.

  • E mërkurë 3 Prill, 2024 17:15

    Informimi javor për median më 4 prill

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 4 prill në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E mërkurë 3 Prill, 2024 11:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W04739 rinis dëshminë

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Shaun Byrnes, ka rinisur dëshmia e dëshmitarit të 54-të të ZPS-së W04739, e cila filloi dje. Dëshmia po mbahet tërësisht në seancë të mbyllur.

  • E mërkurë 3 Prill, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Byrnes përsëri në sallën e gjyqit

    Këtë mëngjes, ka rinisur dëshmia e dëshmitarit të mëparshëm (të 53-të) të ZPS-së, Shaun Byrnes, në gjykimin Thaçi dhe të tjerët.

  • E martë 2 Prill, 2024 11:00

    Gjykimi i Pjetër Shalës: përcaktohet rendi i ditës për deklaratat përmbyllëse

    Më 28 mars 2024, Trupi Gjykues I përcaktoi rendin e ditës për deklaratat përmbyllëse në çështjen gjyqësore Pjetër Shala, e planifikuar të mbahet nga 15 deri më 18 prill 2024.

    Rendi i ditës, që mund të ketë ndryshime gjatë seancës në bazë të vendimeve të Trupit Gjykues, përcakton se deklarata përmbyllëse e ZPS-së do të mbahet më 15 dhe 16 prill, e vijuar nga Mbrojtësi i viktimave (më 16 prill) dhe Mbrojtja (më 16 dhe 17 prill). Përgjigjet dhe komentet e palëve, pyetjet nga Trupi Gjykues dhe parashtrimet në lidhje me zhdëmtime janë planifikuar të mbahen më 17 dhe 18 prill. Dita e fundit do të mbyllet me deklaratën e të akuzuarit.

    Ju lutemi vini re se nuk do të ketë seancë më 19 prill, siç ishte planifikuar më herët për deklaratat përmbyllëse, përveç nëse Trupi Gjykues urdhëron ndryshe.

  • E martë 2 Prill, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët : fillon dëshmia e dëshmitarit të ri të ZPS-së

    Këtë mëngjes, ZPS-ja thirri dëshmitarin e 54-të, të mbrojtur, me pseudonimin W04739, dëshmia e të cilit do të mbahet tërësisht në seancë të mbyllur, sipas urdhërit të trupit gjykues për mbrojtjen e dëshmitarit.

  • E enjte 28 Mars, 2024 17:15

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 2 prill

    Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të martën, më 2 prill, në ora 09:00.