• E enjte 29 Shkurt, 2024 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 29 shkurt 2024: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 29 Shkurt, 2024 09:00

    Kalendari i gjykatës deri në fund të vitit 2024 në gjykimin Thaçi dhe të tjerët

    Ju njoftojmë se orari i përditësuar i gjykatës në gjykimin Thaçi dhe të tjerët deri në fund të vitit 2024 është i disponueshëm në kalendarin tonë në Internet.

  • E mërkurë 28 Shkurt, 2024 17:15

    Informimi javor për median më 29 shkurt

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 29 shkurt në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 28 Shkurt, 2024 16:15

    Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 18 mars

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 48-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë dhe do të rinis të hënën, më 18 mars, në ora 09:00.

  • E mërkurë 28 Shkurt, 2024 13:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ditë shtesë të seancave në këtë vit

    Gjatë seancës së sotme (28 shkurt) Trupi Gjykues i njoftoi palët për ditët shtesë të seancave të caktuara në këtë çështje deri në fund të vitit. Siç shihet në kalendarin tonë, këto data janë 10, 24 dhe 30 maj, 15, 16, 17 dhe 18 korrik, 31 tetor dhe 28 nëntor. Ky njoftim vjen pas diskutimit për këtë çështje të zhvilluar në gjykatë më 26 shkurt.

  • E mërkurë 28 Shkurt, 2024 10:30

    Thaçi dhe të tjerët: vendim lidhur me vizitat dhe komunikimin e Selimit në paraburgim

    Më 27 shkurt, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët nxori vendimin e vet lidhur me kërkesën e Rexhep Selimit për shqyrtim gjyqësor të vendimeve më të fundit të Administratores lidhur me vizitat dhe komunikimin e tij në Objektin e Paraburgimit të DHSK-së.

    Mes tjerash, Trupi Gjykues konstatoi se vendimi i Administratores për të monitoruar në mënyrë aktive disa thirrje telefonike ishte brenda autoritetit të saj si dhe i domosdoshëm dhe proporcional, duke refuzuar kështu kërkesën e Selimit për prapësimin e tij. Megjithatë, Trupi Gjykues e prapësoi vendimin lidhur me refuzimin e një thirrje telefonike për të akuzuarin dhe urdhëroi Administratoren që të mos i refuzojë thirrjet e tilla përveç nëse këtë e kërkojnë rrethanat e reja.

    Trupi Gjykues hodhi poshtë, pa objekt shqyrtimi, kërkesat e Selimit lidhur me disa vizita private dhe përmes video-lidhjes pasi datat për ato vizita tashmë kanë kaluar.

    Më shumë detaje mund të gjenden në vendimin aktual.

  • E mërkurë 28 Shkurt, 2024 10:15

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 48-të i ZPS-së fillon dëshminë e tij

    Dëshmitari i ri i mbrojtur i ZPS-së W01140 ka nisur dëshminë këtë mëngjes përmes video-lidhjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmitari ishte banor i Prizrenit dhe u çua dhe u ndalua nga pjesëtarë të UÇK-së në qershor të vitit 1999.

  • E martë 27 Shkurt, 2024 11:45

    Refuzohet apeli (i dytë) i Kilajt kundër mbajtjes së mëtejshme në paraburgim

    Më 26 shkurt, Paneli i Gjykatës së Apelit e refuzoi apelin e Isni Kilajt kundër vendimit më të fundit të gjykatësit të vetëm për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim. Më shumë hollësi në vendimin (versioni i redaktuar publik) e Panelit të Gjykatës së Apelit.

  • E hënë 26 Shkurt, 2024 15:30

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për ditën e sotme/nesër nuk ka seancë

    Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa ajo e planifikuar për nesër (27 shkurt) është anuluar. Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të rinis të mërkurën, më 28 shkurt, në ora 09:00.

  • E hënë 26 Shkurt, 2024 15:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: seanca e pasdites do të jetë më e shkurtër se zakonisht

    Për shkak të pamundësisë së dëshmitarit të radhës për të dëshmuar sot, seanca e pasdites në gjykimin Thaçi dhe të tjerët do t'i kushtohet çështjeve procedurale dhe pritet të zgjasë më pak se zakonisht.