-
E hënë 26 Shkurt, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 47-të i ZPS-së fillon dëshminë
Dëshmitari i mbrojtur W02749 filloi të dëshmojë në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmitari ishte banor i Prizrenit dhe u çua dhe u ndalua nga pjesëtarë të UÇK-së në qershor të vitit 1999.
-
E enjte 22 Shkurt, 2024 16:15
Share this page
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/vazhdon më 26 shkurt
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të ZPS-së Hajrush Kurtaj, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka përfunduar për sot dhe për këtë javë. Gjykimi do të vazhdojë të hënën, 26 shkurt, në ora 09:00.
-
E enjte 22 Shkurt, 2024 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 22 shkurt 2024: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 22 Shkurt, 2024 10:30
Share this page
Çështja Salih Mustafa: Emërohet Mbrojtësi i ri (i vjetër)
Më 20 shkurt 2024, Administratorja e DHSK-së ndërpreu shërbimet e mbrojtësit kujdestar dhe emëroi Julius von Bone si kryembrojtës të Salih Mustafës, i cili e përfaqësoi gjatë fazave të gjykimit dhe të apelit. Këtu mund ta gjeni njoftimin e Administratores.
Publikimet tona të mëparshme për emërimin e mbrojtësit të Mustafës mund t’i gjeni këtu: 25/01/2024; 30/01/2024; 08/02/2024.
-
E enjte 22 Shkurt, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Kurtaj vazhdon dëshminë
Në mëngjes, Mbrojtja e Hashim Thaçit vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarit të 45-të të ZPS-së, Hajrush Kurtaj.
-
E mërkurë 21 Shkurt, 2024 17:30
Share this page
Informimi javor për median më 22 shkurt
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 22 shkurt në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 21 Shkurt, 2024 10:00
Share this page
Pjetër Shala: mbyllet çështja/deklaratat përmbyllëse në prill
Më 9 shkurt, Trupi Gjykues I mbylli procedurën e paraqitjes së provave në çështjen Pjetër Shala, urdhëroi palët që të parashtrojnë dosjet gjyqësore përfundimtare, së bashku me deklaratën lidhur me ndikimin e krimeve të pretenduara në viktimat pjesëmarrëse deri më 25 mars dhe caktoi datat për deklaratat përmbyllëse të mbahen prej 15 deri më 19 prill 2024.
Këtu mund të lexoni versionin e redaktuar publik të urdhrit të Trupit Gjykues, të dorëzuar më 20 shkurt.
-
E mërkurë 21 Shkurt, 2024 09:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Kurtaj vazhdon dëshminë/sot gjykata punon me orar të zgjatur
Këtë mëngjes, ZPS-ja vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarit të 45-të, Hajrush Kurtaj.
Siç është njoftuar dje, ju lutemi keni parasysh që seanca e sotme është caktuar të zgjasë më shumë se zakonisht (deri në orën 17:15).
-
E martë 20 Shkurt, 2024 15:30
Share this page
Gjykimi Thaçi et dhe të tjerët: dëshmitari i 45-të i ZPS-së përsëri në sallën e gjyqit
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 46-të të ZPS-së W00498, ZPS-ja thirri dëshmitarin e saj të mëparshëm (the 45-të), dëshmia e të cilit tashmë kishte filluar më 1 shkurt. Ky është ish-oficeri i UÇK-së Hajrush Kurtaj.
-
E martë 20 Shkurt, 2024 14:00
Share this page
Administratorja emëron Mishetiqin si mbrojtës të ri të Thaҫit
Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues në çështjen Thaҫi dhe të tjerët, për të cilin informuam javën e kaluar, Administratorja e DHSK-së ndërpreu shërbimet e Gregori Kihou dhe Xho Rider si mbrojtës të Thaçit dhe emëroi Luka Mishetiqin si kryembrojtës të ri të të akuzuarit. Këtu mund të lexoni njoftimin e Administratores.