• E martë 20 Shkurt, 2024 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: nesër fillon dëshmia e dëshmitarit të ri të ZPS-së/urdhri gojor/seanca shtesë

    ZPS-ja thirri dëshmitarin e 46-të në mëngjes në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Dëshmitari dëshmon me pseudonimin W00498, por pa ndryshim të fytyrës dhe zërit. Sipas përmbledhjes që ZPS-ja lexoi në sallën e gjyqit, ky dëshmitar do të dëshmojë për rrëmbimin e anëtarëve të familjes në zonën e Rahovecit.

    Para dëshmisë së këtij dëshmitari, Trupi Gjykues lëshoi një urdhër gojor duke urdhëruar Luka Mishetiqin që të dorëzojë listën e përditësuar të anëtarëve të ekipit mbrojtës të Mbrojtjes së Thaçit deri më by 11 mars.

    Trupi Gjykues gjithashtu informoi palët për një seancë shtesë të nesërmen (21 shkurt), e cila do të mbahet pas përfundimit të seancës së rregullt. Sipas njoftimit të Trupit Gjykues sot, kjo seancë do t’i kushtohet caktimit të datave dhe planifikimit për këto procedura.

  • E hënë 19 Shkurt, 2024 10:45

    Çështja Januzi&Bahtijari&H. Shala: ZPS-ja parashtron aktakuzën e ndryshuar (vetëm për Januzin&Bahtijarin)

    Në pajtim me vendimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake më 8 shkurt, ZPS-ja dorëzoi versionin e ndryshuar të aktakuzës fillestare kundër Januzit dhe Bahtijarit. Në vendim, Gjykatësi i Procedurës Paraprake erdhi në përfundim se aktakuza e ndryshuar, që mund ta gjeni këtu, jo vetëm që korrigjon mbiemrin e Bahtijarit po gjithashtu  përmirëson qartësinë dhe saktësinë e çështjes dhe nuk është e padrejtë apo në mospërputhje me të drejtat e të akuzuarve.

    Megjithatë, ju lutemi të keni parasysh se ZPS-ja ende nuk e ka dorëzuar aktakuzën e përbashkët në këtë çështje (e cila gjithashtu do të përfshijë H. Shalën), në pajtim me vendimin e njëjtë të Gjykatësit të Procedurës Paraprake.

    Për më tepër, ZPS-ja gjithashtu parashtroi dosjen paraprake në çështjen e përbashkët, si dhe listën e dëshmitarëve dhe listën e provave materiale. Të gjitha janë protokolluar si konfidenciale, por parashtrimin përkatës që njofton për këtë parashtrim mund ta gjeni këtu.

  • E enjte 15 Shkurt, 2024 15:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 15 shkurt 2024: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 15 Shkurt, 2024 10:00

    Çështja gjyqësore Thaçi dhe të tjerët: Trupi Gjykues miraton tërheqjen e Gregori Kihou si mbrojtës i Thaçit

    Më 14 shkurt 2024, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët miratoi tërheqjen e Gregori Kihou si kryembrojtës i Hashim Thaçit. Ky vendim hyn në fuqi kur Administratorja cakton bashkëmbrojtësin e ri. Duke marrë parasysh se Thaçi dhe Lluka Mishetiq (aktualisht njëri nga bashkëmbrojtësit e Thaçit) u pajtuan që Mishetiqi të zëvendësojë Kihoun, Trupi Gjykues ftoi palët dhe Administratoren që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të caktuar Mishetiqin si kryembrojtës të Thaçit sa më shpejtë që të jetë e realizueshme.

    Trupi Gjykues miratoi gjithashtu tërheqjen e bashkëmbrojtësit të Thaçit, Xhoe Rider, ndërsa udhëzoi Administratoren që të marrë vendim në lidhje me kërkesën për tërheqjen e tre ndihmësve juridik dhe pesë ndihmësve administrative të ekipit.

    Së fundi, Trupi Gjykues shqyrtoi kërkesën e Kihout për pagimin e shpenzimeve nga DHSK-ja gjatë periudhës kalimtare, d.m.th. pas caktimit të mbrojtësit të ri. Trupi Gjykues vuri në dukje se Administratorja mund të vendos të udhëzojë Kihoun që të vazhdojë të veprojë ose të ndihmojë mbrojtësin zëvendësues (për një periudhë prej 45 ditësh), por, duke marrë parasysh se mbrojtësi i ri nuk është caktuar ende dhe Administratorja nuk ka lëshuar këto udhëzime për Kihoun, Trupi Gjykues konstatoi se kërkesa është e parakohshme në këtë fazë dhe rrjedhimisht e hodhi poshtë.

    Më shumë hollësi gjeni në vendim.

  • E mërkurë 14 Shkurt, 2024 17:00

    Informimi javor për median më 15 shkurt

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 15 shkurt në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E martë 13 Shkurt, 2024 14:00

    Çështja gjyqësore Januzi, Bahtijari dhe H.Shala: Gjykatësi i Procedurës Paraprake lëshon urdhra gojor në lidhje me financimin e Mbrojtjes

    Në fund të konferencës së sotme mbi ecurinë, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore Januzi, Bahtijari dhe H. Shala lëshoi disa urdhra gojor, dy nga të cilët kishin të bënin me financimin e Mbrojtjes.

    Pasi dëgjoi palët dhe theksoi urgjencën e aspektit të financimit të ekipeve Mbrojtëse, gjykatësi Giju urdhëroi Zyrën Administrative të DHSK-së të kontaktojë urgjentisht Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës, të kërkojë informacion në lidhje me statusin e financimit, mendim për kohën e vendimit të Ministrisë dhe të raportojë deri më 20 shkurt 2024.

    Gjithashtu, gjykatësi Giju hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes për pezullim të procesit me konstatimin se vazhdimi i procesit nuk i shkakton dëm Mbrojtjes, duke marrë parasysh se procesi është ende në fazën paraprake dhe aspekti i financimit tashmë është duke u trajtuar për të gjetur zgjidhjen.

    Konferenca e ardhshme mbi ecurinë e kësaj çështje gjyqësore do të caktohet në mars.

  • E martë 13 Shkurt, 2024 09:15

    Januzi & Bahtijari & H. Shala: Konferencë mbi ecurinë e çështjes sot paradite

    Ju kujtojmë se sot paradite në orën 10:00 mbahet konferenca mbi ecurinë për çështjen gjyqësore të përbashkët kundër Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala. Sikurse edhe në çështjet gjyqësore të tjera, seanca transmetohet me 45 minuta vonesë. Klilkoni këtu për të ndjekur transmetimin. 

    Image
  • E hënë 12 Shkurt, 2024 12:45

    Thaçi dhe të tjerët: Vendimi i Trupit Gjykues në lidhje me vizitat private për të akuzuarit

    Më 9 shkurt 2024, pasi ka marrë parashtrime nga Adminstratorja dhe palët, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët konstatoi se në këtë faze të procesit nuk ka asnjë bazë që të vendosen kufizime në lidhje me vizitat private për të akuzuarit, të ngjashme me ato që u caktuan më 1 dhjetor 2023 në lidhje me vizita jo të mbrojtura. Megjithatë, Trupi Gjykues bëri të qartë se çdo keqpërdorim i një privilegji që lidhet me këto vizita do t’I nënshtrohet përgjigjes së duhur.  

    Trupi Gjykes vuri në dukje se nëse është e nevojshme, Administratorja ka kompetencë të vendosë kufizime konkrete për vizitë personale (në përputhje me, ndër të tjera, nenet 34(12) dhe 41(9) të Ligjit dhe rregullën  27 të Rregullores) dhe rrjedhimisht ka udhëzuar Administratoren ta njoftojë Trupin Gjykues menjëherë në lidhje me ndonjë vendim të tillë, i cili mund të kundërshtohet nga një i akuzuar brenda shtatë ditësh.

    Trupi Gjykues lëshoi gjithashtu urdhra dhe paralajmërime konkrete për të akuzuarit (në veçanti Thaçin dhe Selimin), Administratoren, Kryembrojtësit për të gjithë të akuzuarit në lidhje me detyrimin e tyre lidhur me informacion konfidencial, e të gjitha këto mund t’I gjeni në vendim.

  • E premte 9 Shkurt, 2024 13:45

    Gjykimi Thaҫi dhe të tjerët: Trupi Gjykues refuzon kërkesën e fundit të viktimave si jo brenda afatit

    Më 8 shkurt, Trupi Gjykues II refuzoi raportin e fundit me një kërkesë për statusin e viktimës pjesëmarrëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Trupi Gjykues refuzoi të shqyrtojë themelësinë e kërkesave sepse afati për dorëzimin e kërkesave të tilla në këtë çështje kaloi më 15 shkurt dhe nuk ishin treguar arsye të vlefshme për t’i njohur ato si të vlefshme sipas rregullës 9 (5)(b). Vendimin e plotë mund ta gjeni këtu