-
E premte 9 Shkurt, 2024 11:00
Share this page
Konferenca mbi Ecurinë e Çështjes në çështjen Januzi, Bahtjari, Haxhi Shala Mbahet më 13 shkurt
Siç është njoftuar në kalendarin e gjykatës, konferenca mbi ecurinë e çështjes në çështjen e përbashkët kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtjarit dhe Haxhi Shalës është planifikuar për të martën, 13 shkurt, në orën 10:00. Më shumë informacion mund të gjeni në urdhrin për caktimin e datës.
-
E enjte 8 Shkurt, 2024 18:45
Share this page
Salih Mustafa: vendim për konflikt të mundshëm interesi lidhur me emërimin e Mbrojtësit
Pas pranimit të kërkesës nga Venkateswari Alagendra në lidhje me emërimin e saj të mundshëm si Mbrojtëse e Salih Mustafës, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët konstatoi sot, më 8 shkurt, se ekziston një konflikt i mundshëm interesi nëse ajo do të përfaqësonte edhe Salih Mustafën, përveç emërimit të saj si Mbrojtëse e Jakup Krasniqit. Megjithatë, Trupi Gjykues theksoi se ky vendim nuk duhet të konsiderohet si qëndrim i tij nëse Alagendra duhet të emërohet si Mbrojtëse e Mustafës apo jo sepse këto çështje vendosen nga Administratorja.
Më shumë detaje mund të gjenden në vendim kurse në vijim janë njoftimet tona të mëparshme për këtë çështje: 25/01/2024, 30/01/2024
-
E enjte 8 Shkurt, 2024 17:00
Share this page
Bashkohen çështjet gjyqësore të Januzit dhe Bahtijarit dhe të Haxhi Shalës
Më 8 shkurt 2024, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Giju miratoi kërkesën e ZPS-së për bashkimin e çështjes kundër Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit me atë kundër Haxhi Shalës. Gjykatësi Giju konstatoi se bashkimi i këtyre dy çështjeve i plotëson kërkesat e Rregullës 89(1) të Rregullores, se do t'i shërbente administrimit në mënyrën e duhur të drejtësisë dhe nuk do të ishte paragjykues ose në mospërputhje me të drejtat e të akuzuarit.
Sa i përket aktakuzës së ndryshuar të dorëzuar nga ZPS-ja në janar, gjykatësi Giju konstatoi se ajo ishte jooperacionale dhe urdhëroi ZPS-në që ta dorëzojë sërish atë. Deri atëherë, çështja e përbashkët do të vazhdojë në bazë të aktakuzave të konfirmuara në të dy çështjet.
Çështja e re e përbashkët do të emërtohet Prokurori i Specializuar kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës me numër KSC-BC-2023-10. Çështja aktuale me numër KSC-BC-2023-11 (që i referohej vetëm Haxhi Shalës) do të ndërpritet por do të mbetet pjesë e dokumentacionit të çështjes së përbashkët.
Më shumë hollësi në vendimin.
-
E enjte 8 Shkurt, 2024 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 8 shkurt 2024: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 7 Shkurt, 2024 16:00
Share this page
Informimi javor për median më 8 shkurt
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 8 shkurt në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E hënë 5 Shkurt, 2024 16:00
Share this page
Gjykata e Apelit hedh poshtë apelin e Januzajt lidhur me lirimin e përkohshëm
-
E hënë 5 Shkurt, 2024 15:30
Share this page
Çështja Januzi dhe Bahtijari: ZPS-ja dorëzon dosjen paraprake
Sipas urdhrit gojor të Gjykatësit të Procedurës Paraprake më 3 nëntor të vitit të kaluar, Prokurori i Specializuar e dorëzoi si konfidenciale dosjen paraprake në çështjen Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari. Protokollimi përkatës me të dhëna lidhur me këtë parashtrim mund të gjendet këtu.
-
E enjte 1 Shkurt, 2024 16:45
Share this page
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 20 shkurt
Pak pas fillimit të dëshmisë së dëshmitarit të 45-të të ZPS-së gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të vazhdojë më 20 shkurt, në ora 09:00.
-
E enjte 1 Shkurt, 2024 16:30
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 45-të fillon dëshminë
Këtë pasdite ka nisur dëshmia e dëshmitarit të ri të ZPS-së, Hajrush Kurtaj, ish anëtar i UÇK-së, i cili po dëshmon pa masa mbrojtëse.
-
E enjte 1 Shkurt, 2024 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 1 shkurt 2024: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube