• E martë 30 Janar, 2024 16:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: modifikohet orari i seancës së nesërme

    Sikurse u përmend në njoftimin tonë pak më herët sot, nesër do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme ex-parte në orën 16:00. Për këtë arsye, nesër (31 janar) seanca e rregullt gjyqësore në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të mbahet nga ora 09:00 deri në 15:15.

  • E martë 30 Janar, 2024 13:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshmia e dëshmitarit të 44-t

    Sot pasdite ZPS-ja thirri dëshmitarin e saj të radhës. Ky është dëshmitari W04325, që, sipas Prokurorisë, do të dëshmojë lidhur me çfarë ka parë dhe mësuar gjatë shumë vizitave në një numër shtabesh të UÇK-së gjatë periudhës përkatëse, si edhe për komandantët e UÇK-së me të cilët pati kontakte.

  • E martë 30 Janar, 2024 12:15

    Nesër, seancë e jashtëzakonshme në gjykimin Thaçi dhe të tjerët

    Gjatë seancës së sotme, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët shpprehu shqetësim për parashtrimin e kohëve të fundit lidhur me përfaqësimin e Hashim Thaçit dhe caktoi një takim ex parte (vetëm  me ekipin e Mbrojtës së Hashim Thaçit)) në lidhje me këtë për nesër në orën 16:00, ose sapo të ketë mbaruar seanca e rregullt.

    Ju  informojmë se seancat ex parte nuk janë të hapura për publikun.

  • E martë 30 Janar, 2024 10:30

    Çështja Salih Mustafa para Gjykatës Supreme: Administratorja cakton mbrojtësin kujdestar

    Sipas vendimit të Panelit të Gjykatës Supreme të datës 25 janar, Administratorja e DHSK-së caktoi mbrojtësin kujdestar për Salih Mustafën. Këtu është vendimi i caktimit.

  • E hënë 29 Janar, 2024 12:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i ri i Prokurorisë

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W02082, ka nisur dëshmia e dëshmitarit të ri të ZPS-së, W04870. Sipas Prokurorisë, dëshmia e këtij dëshmitari ka të bëjë me vrasjen e paligjshme të një viktime pas arrestimit dhe mbajtjes nga anëtarë të UÇK-së në zonën e Llapit. Ky është dëshmitari i 43-të i ZPS-së deri më tani.

  • E hënë 29 Janar, 2024 10:00

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: fillon dëshminë dëshmitari i 42-të i ZPS-së

    Këtë mëngjes, në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve, ka filluar dëshminë dëshmitari i ri i ZPS-së, W02082, i cili sipas Prokurorisë, ishte rrëmbyer dhe ndaluar nga pjesëtarët e UÇK-së në zonën e Prizrenit, në qershor të vitit 1999.