-
E enjte 18 Janar, 2024 16:45
Share this page
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 23 janar
Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë të martën, më 23 janar, në ora 09:00.
-
E enjte 18 Janar, 2024 14:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 18 janar 2024: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 18 Janar, 2024 11:45
Share this page
Caktohet Paneli i Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Mustafës për mbrojtjen e ligjshmërisë
Më 17 janar 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur lidhur me kërkesën më të fundit të dorëzuar nga Mbrojtja e Salih Mustafës, e cila ka kërkuar zgjatjen e afatit për dorëzimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë.
Lidhur me këtë kërkesë dhe kërkesat tjera që kanë të bëjnë me këtë çështje do të vendosin gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen. Këtu është vendimi i caktimit.
-
E enjte 18 Janar, 2024 10:15
Share this page
Çështja Mustafa: caktohet gjykatësi i vetëm për të mbikëqyrur zbatimin e zhdëmtimit të viktimave
Më 17 janar, Kryetarja e DHSK-së Trendafilova caktoi gjykatësin Zhilber Biti si gjykatës të vetëm për të mbikëqyrur zbatimin e urdhrit për zhdëmtim nga Administratorja kundër Salih Mustafës, të lëshuar më 6 prill të vitit të kaluar. Gjykatësi i vetëm caktohet për periudhën njëvjeçare (në pajtim me nenin 33(2) të Ligjit) dhe ai do të marrë raporte nga Administratorja për çdo veprim të ndërmarrë në kuadër të Programit për kompensimin e viktimave të krimit në Kosovë. Më shumë hollësi në vendimin e caktimit.
-
E enjte 18 Janar, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit W04489
Dëshmitari i 41-të i ZPS-së W04489 vazhdon dëshminë këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.
-
E mërkurë 17 Janar, 2024 16:45
Share this page
Informimi javor për median më 18 janar
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 18 janar në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 17 Janar, 2024 13:30
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmon dëshmitari i ri i mbrojtur i ZPS-së
W04489, dëshmia e të cilit sapo ka filluar, është dëshmitari i ri i mbrojtur i ZPS-së. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, ky dëshmitar është i afërm i një viktime nga Drenoci e cila ndodhet në akuzat për vrasje dhe zhdukje të detyruar. Ky është dëshmitari i 41-të i ZPS-së deri më tani.
-
E mërkurë 17 Janar, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit W01493
Dëshmitari i 40-të i ZPS-së W01493 vazhdon dëshminë këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.
-
E martë 16 Janar, 2024 15:45
Share this page
Përfundoi paraqitja e provave nga ekipi i Mbrojtjes së P. Shalës
Më 15 janar 2024, Mbrojtja e Pjetër Shalës njoftoi për mbylljen zyrtare të paraqitjes së provave të saj. Njoftimi gjendet këtu.
-
E martë 16 Janar, 2024 10:15
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit W01493
Dëshmitari W01493 i ZPS-së vazhdon dëshminë këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.