• E enjte 14 Dhjetor, 2023 11:15

    Aktgjykimi i apelit në çështjen Mustafa

    Më 14 dhjetor 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi tetë pika të paraqitura nga Mustafa që kundërshtonin Aktgjykimin e Trupit Gjykues, ndërsa miratoi pjesërisht kundërshtimin e tij ndaj dënimit me 26 vjet burgim nga Trupi Gjykues për tri pikat e Aktakuzës që ishte shpallur fajtor.  Paneli i Apelit zvogëloi dënimin e njësuar të Mustafës nga 26 në 22 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

    Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.

    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
  • E enjte 14 Dhjetor, 2023 08:30

    Çështja Mustafa: Shpallja e aktgjykimit të apelit do të transmetohet me vonesë

    Shpallja e aktgjykimit në çështjen Salih Mustafa, e planifikuar për sot paradite në orën 09:30, do të transmetohet me vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.

    Image
  • E mërkurë 13 Dhjetor, 2023 17:30

    Informimi javor për median më 14 dhjetor

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 14 dhjetor në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 13 Dhjetor, 2023 14:30

    Paraqitja e parë e Haxhi Shalës: vetëdeklarimi në lidhje me fajësinë ose pafajësinë brenda 30 ditësh

    Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Giju, Haxhi Shala vendosi të mos vetëdeklarohet sot në lidhje me fajësinë ose pafajësinë. Paraqitja e mëtejshme do të caktohet në kohën e duhur.

    Në seancën e ardhshme, më 15 dhjetor në orën 09:30, do të zhvillohet Konferenca mbi ecurinë e çështjes.

    • Image
    • Image
  • E mërkurë 13 Dhjetor, 2023 12:00

    Çështja Shala: paraqitja e parë sot do të transmetohet me 10 minuta vonesë

    Transmetimi i paraqitjes së parë të Haxhi Shalës, e cila do të mbahet sot pasdite në orën 14:00, do të bëhet me një vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.

    Image
  • E martë 12 Dhjetor, 2023 18:15

    Haxhi Shala arrestohet dhe transferohet në Objektin e Paraburgimit të DHSK-së

    Pas arrestimit të tij më 11 dhjetor, Haxhi Shala u transferua në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë sot më 12 dhjetor 2023. Paraqitja e parë e tij është caktuar të zhvillohet nesër, më 13 dhjetor, në ora 14:00. Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.

  • E martë 12 Dhjetor, 2023 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët shtyhet deri në vitin e ardhshëm

    Ekipi i Mbrojtjes së Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave të parapara për këtë javë për shkak të vdekjes së anëtarit të saj, Andrew Strong. Trupi Gjykues e pranoi kërkesën dhe e anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjykimi do të rinis pas pushimit dimëror, më 15 janar 2024.

  • E hënë 11 Dhjetor, 2023 13:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Fillon dëshminë dëshmitari i 39-të i ZPS-së

    Dëshmitari i ri i Prokurorisë është Dejan Jeftiqi nga zona e Suharekës në Kosovë. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar nga ZPS-ja në sallë të gjyqit, në korrik 1998, dëshmitari u arrestua nga shqiptarë të armatosur, disa prej të cilëve kishin uniforma të zeza dhe më pas u çua në Budakovë.