-
E martë 5 Dhjetor, 2023 09:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Halitjaha vazhdon dëshminë
Ish-oficeri i UÇK-së, Sadik Halitjaha, është duke vazhduar dëshminë e tij këtë mëngjes. Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga Trupi Gjykues.
-
E hënë 4 Dhjetor, 2023 10:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 36-të vazhdon dëshminë/orari për ditën e sotme
Dëshmitari i 36-të i ZPS-së, Sadik Halitjaha, është duke vazhduar dëshminë e tij këtë mëngjes. Ju lutemi vini re se orari i seancës për ditën e sotme do të jetë si në vijim:
10:00 – 11:30: seanca e parë
11:30 - 12:00: pushim
12:00 – 13:30: seanca e dytë
13:30 - 14:30: pushim
14:30 – 16:00: seanca e tretë
-
E hënë 4 Dhjetor, 2023 09:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: vendimi i plotë i Trupit Gjykues lidhur me komunikimet dhe vizitat e tre të paraburgosurve
Më 1 dhjetor 2023, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë, lëshoi vendimin e mëtejshëm lidhur me kërkesën e ZPS-së për ndryshimin e kushteve të paraburgimit të Thaçit, Veselit dhe Selimit. Sipas Trupit Gjykues, ZPS-ja konstatoi se kushtet aktuale të paraburgimit janë të pamjaftueshme për të zvogëluar rrezikun që tre të akuzuarit të mund të ndërhyjnë në procedurë dhe/ose të paraqesin rrezik për sigurinë e dëshmitarëve. Rrjedhimisht, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën dhe urdhëroi Administratoren që të zbatojë disa modifikime të kushteve të paraburgimit të tre të akuzuarve.
Të gjitha masat lidhur me kufizimet në komunikimet dhe vizitat e tre të akuzuarve, gjenden në paragrafët 51-53, 55-60 dhe 62-78 të vendimit aktual.
Ky vendim zëvendëson vendimin e përkohshëm të Trupit Gjykues të datës 17 nëntor.
-
E enjte 30 Nëntor, 2023 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 30 nëntor 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 30 Nëntor, 2023 09:15
Share this page
Informimi javor për median më 30 nëntor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 30 nëntor në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së
-
E mërkurë 29 Nëntor, 2023 13:00
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Shalës për këtë vit/urdhër gojor për mbylljen e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të nëntë të Mbrojtjes, gjykimi ndaj Shalës përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Në fund të seancës së sotme Trupi Gjykues lëshoi disa urdhra gojorë përfshirë atë lidhur me mbylljen e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes. Trupi Gjykues caktoi 15 janarin 2024 si datë që parashikohet për mbylljen e paraqitjes së provave prej Mbojtjes. Seancat e planifikuara për pjesën tjetër të kësaj jave anulohen, ndërsa gjykimi do të vazhdojë më 9 janar 20242 në orën 09:30, kur pritet të fillojë dëshmia e dëshmitarit të ardhshëm të Mbrojtjes.
-
E mërkurë 29 Nëntor, 2023 10:45
Share this page
Gjykimi në çështjen Shala: vazhdon dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes
Dëshmitari i mbrojtur me pseudonimin 4280 është duke vazhduar dëshminë e cila nisi dje. ZPS-ja është duke e marrë në pyetje dëshmitarin.
-
E mërkurë 29 Nëntor, 2023 10:00
Share this page
Sot (29/11), gjykimi i Shalës fillon në orën 09:50
Ju informojmë se seanca në çështjen Shala këtë mëngjes do të fillojë në orën 09:50 ( në orën 10:35 në transmetimin në internet).
-
E martë 28 Nëntor, 2023 12:15
Share this page
Caktohet Paneli i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e Haradinajt
Ju njoftojmë për çështjen më të fundit në Gjykatën Kushtetuese, e cila mund të shihet në këtë parashtrim. Më 22 nëntor 2023 kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e dorëzuar nga Mbrojtja e Nasim Haradinajt, më 21 nëntor. Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti do të vendosin lidhur me këtë referim të dorëzuar në mënyrë konfidenciale, versioni publik i redaktuar i të cilit do të jetë në dispozicion brenda një jave.
-
E martë 28 Nëntor, 2023 11:00
Share this page
Gjykimi i Shalës: dëshmon dëshmitari i nëntë i Mbrojtjes
Dëshmitari i radhës i Mbrojtjes së Shalës është dëshmitari i mbrojtur 4280, i cili po dëshmon përmes video-lidhjes. Ju njoftojmë se dëshmia e këtij dëshmitari pritet të mbahet kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.