• E enjte 23 Nëntor, 2023 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 23 nëntor 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 23 Nëntor, 2023 14:30

    Gjykimi ndaj Shalës: Dëshmitari i shtatë i Mbrojtjes fillon dëshminë

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitares Safete Hadërgjonaj sot, Mbrojtja e Shalës thirri këtë pasdite dëshmitarin e saj të ardhshëm. Kjo është Time Kadrijaj, e cila është dëshmitari i shtatë i Mbrojtjes deri më tani.

  • E enjte 23 Nëntor, 2023 12:30

    Kryetarja e DHSK-së paralajmëroi zyrtarisht mbrojtësin e Haradinajt në lidhje me etikën profesionale

    Siç parashihet në rregullën 63(1) të Rregullores, më 22 nëntor 2023, Kryetarja e DHSK-së Ekaterina Trendafilova paralajmëroi zyrtarisht Mbrojtësin e Nasim Haradinajt, pasi ai nxori informacion konfidencial për media. Kadman dha një intervistë për një media në Kosovë në nëntor dhe zbuloi informacion që ishte redaktuar në versionin publik të vendimit të datës 17 tetor në lidhje me modifikimin e dënimit të Nasim Haradinajt. Meqenëse Kadmanit i ishin kujtuar detyrimet që ka në këtë aspekt, por megjithatë nxori informacionin konfidencial, Kryetare Trendafilova e gjykoi të nevojshme që ta paralajmërojë zyrtarisht sepse veprimi i tij nuk përmbush standardet e etikës profesionale. Kryetarja gjithashtu kujtoi Kadmanin për detyrimet që ka, siç përcaktohen në Kodin e Etikës Profesionale, si dhe për hapat e mëtutjeshëm që mund të merren nëse nuk i respekton detyrimet profesionale si Mbrojtës që ushtron detyrën para Dhomave të Specializuara.

    Këtu mund ta lexoni vendimin e plotë.

  • E enjte 23 Nëntor, 2023 11:15

    Gjykimi ndaj Shalës: pushimi i parë do të zgjasë më shumë se që është njoftuar

    Ju lutemi të keni parasysh se pushimi i tanishëm (që filloi në orën 10:15 drejtpërdrejt ose në orën 11:00 në transmetimin me vonesë në internet) do të zgjasë më gjatë se që është njoftuar. Do t’ju informojmë për çdo përditësim në këtë aspekt.

  • E enjte 23 Nëntor, 2023 11:00

    Informimi javor për median më 23 nëntor

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 23 nëntor në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E enjte 23 Nëntor, 2023 10:30

    Gjykimi ndaj Shalës: Dëshmitari i gjashtë i Mbrojtjes vazhdon dëshminë

    Dëshmitari i Mbrojtjes Safete Hadërgjonaj vazhdoi dëshminë këtë mëngjes. Mbrojtësi i viktimave është duke e marrë në pyetje aktualisht dëshmitarin.

  • E mërkurë 22 Nëntor, 2023 17:15

    Gjykimi ndaj Thaҫit dhe të tjerëve: Trupi Gjykues Panel shtyn dëshminë e dëshmitarit të mbrojtur W04577

    Në lidhje me dëshminë e dëshmitarit të mbrojtur W04577, i cili ishte i pranishëm në gjykatë në tetor për të dëshmuar, Trupi Gjykues në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve miratoi kërkesën e Mbrojtësit kujdestar të dëshmitarit dhe shtyu këtë dëshmi deri në njoftimin e ardhshëm. Pas konstatimit të Zyrës për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve (“ZMMD”) se dëshmitari është i paaftë të dëshmojë për momentin, Trupi Gjykues urdhëroi ZMMD-në jetë në kontakt me dëshmitarin dhe, varësisht nga pëlqimi i nevojshëm, t’i raportojë Trupit Gjykues çdo dy muaj për aftësinë e dëshmitarit për të dëshmuar.

    Më shumë detaje mund të lexohen në vendim.

  • E mërkurë 22 Nëntor, 2023 13:30

    Gjykimi ndaj Shalës: orari i modifikuar i gjykatës për seancën e sotme (22/11/2023)

    Pushimi i drekës sot do të jetë prej orës 14:00 (ose 14:45 në transmetimin me vonesë në internet). Pas kësaj, do të ketë edhe një seancë prej orës 14:00 deri në orën 15:30 (14:45 – 16:15 në internet), pasuar nga pushimi prej 10 minutash. Seanca e fundit duhet të zgjasë deri në orën 16:00 ose 16:10 (16:45-16:55 në internet).