-
E mërkurë 22 Nëntor, 2023 12:15
Share this page
Gjykimi ndaj Shalës: seanca do të vazhdojë më vonë se që pritej pas pushimit të parë
Pas pushimit, seanca e dytë në çështjen Shala do të vazhdojë në orën 12:20 (ose në orën 13:05 në transmetimin me vonesë).
-
E mërkurë 22 Nëntor, 2023 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Shalës: vazhdon dëshmia e dëshmitarit të pestë të Mbrojtjes
Këtë mëngjes ZPS-ja ka vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit të Mbrojtjes Zijadin Hoxha.
-
E martë 21 Nëntor, 2023 13:15
Share this page
Gjykimi ndaj Shalës: Orari i modifikuar i gjykatës për seancën e sotme (21/11/2023)
Pushimi i drekës sot do të jetë prej orës 12:40 deri në ora 14:00 (ose 13:25 – 14:45 transmetimi me vonesë në internet). Pas kësaj, do të mbahet një seancë tjetër prej orës 14:00 deri në ora 15:30 (14:45 – 16:15 në internet), pasuar nga një pushim prej 10 minutash. Seanca e fundit duhet të mbahet prej orës 15:40 deri në ora 16:10 (16:25 – 16:55 në internet).
-
E martë 21 Nëntor, 2023 10:15
Share this page
Gjykimi ndaj Shalës: Dëshmitari i mbrojtjes Hoxha vazhdon dëshminë
Mbrojtja ka vazhduar në mëngjes marrjen drejtpërdrejt në pyetje të dëshmitarit të vet të pestë, Zijadin Hoxha.
-
E hënë 20 Nëntor, 2023 10:30
Share this page
Vazhdon gjykimi ndaj Shalës: Dëshmon dëshmitari i pestë i Mbrojtjes
Zijadin Hoxha është dëshmitari i radhës i thirrur nga Mbrojtja, dëshmia e të cilit sapo ka filluar këtë mëngjes në gjykimin ndaj Shalës.
-
E enjte 16 Nëntor, 2023 16:45
Share this page
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 4 dhjetor
Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë të hënën, më 4 dhjetor, në ora 09:00, kur dëshmitari Sadik Halitjaha pritet të vazhdojë dëshminë e tij.
-
E enjte 16 Nëntor, 2023 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 16 nëntor 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 16 Nëntor, 2023 12:45
Share this page
Informimi javor për median më 16 nëntor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 16 nëntor në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E enjte 16 Nëntor, 2023 10:00
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Halitjaha vazhdon dëshminë e tij
Këtë mëngjes po vazhdon dëshmia e dëshmitarit Sadik Halitjaha. Ai është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Hashim Thaçit.
-
E enjte 16 Nëntor, 2023 09:00
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: shtyhet fillimi i seancës
Seanca e ditës së sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të fillojë në orën 09:15 (ose në orën 10:00 në transmetim).