• E enjte 9 Nëntor, 2023 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 9 nëntor 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 9 Nëntor, 2023 10:00

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i ri i ZPS-së

    Dëshmitari i 34-të i ZPS-së në gjykimin e Thacit dhe të tjerëve është Dragan Ivanisheviq. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmia e këtij dëshmitari ka të bëjë me rrëmbimin e tij të pretenduar nga persona të armatosur dhe me uniforma të UÇK-së në shkurt 1999.

  • E enjte 9 Nëntor, 2023 08:30

    Informimi javor për median më 9 nëntor

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 9 nëntor në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E mërkurë 8 Nëntor, 2023 16:15

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: përfundon seanca e sotme

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Gjergj Dedaj ka përfunduar seanca e sotme në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Gjykimi rinis nesër, 9 nëntor, në orën 09:00, kur do të dëshmojë dëshmitari i ri i ZPS-së.

  • E mërkurë 8 Nëntor, 2023 09:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit Dedaj

    Mbrojtja e Hashim Thaçit është duke vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit të Prokurorisë, Gjergj Dedaj.

  • E martë 7 Nëntor, 2023 14:30

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: urdhër mbi procedurat publike

    Gjatë seancës së sotme, Trupi Gjykues dha një urdhër gojor lidhur me mbajtjen e seancave publike në këtë çështje gjyqësore, me të cilin urdhëron palët të rishikojnë transkriptet e seancave private dhe të mbyllura brenda afateve të përcaktuara.

    Si rregull i përgjithshëm, në çdo kërkesë për redaktim informacioni palët duhet gjithashtu të identifikojnë mjaftueshëm dëshmitarët e mbrojtur dhe informacionin konfidencial. Për këtë, ato duhet të mbajnë parasysh nevojën për të siguruar kryerjen e procesit në seanca publike sa më shumë që të jetë e mundur, por edhe mbrojtjen efektive të personave për të cilët janë miratuar masa mbrojtëse.

    Trupi Gjykues paraqiti edhe një masë shtesë, e cila do të forcojë zbatimin e parimit të procesit publik: palët do të dorëzojnë versione të redaktuara publike të parashtrimeve në të njëjtën kohë me versionet konfidenciale, përveç në rast se ka arsye bindëse për të kundërtën.

    Ju lutem, kini parasysh se ky urdhër gojor lidhet me të njëjtin aspekt për të cilin është bërë njoftim më herët këtë vit, kur Trupi Gjykues shprehu shqetësimin se në këtë çështje gjyqësore shumë dëshmi ishin dhënë në seanca private ose të mbyllura.

  • E martë 7 Nëntor, 2023 10:00

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Dedaj vazhdon dëshminë e tij

    Prokuroria është duke vazhduar me marrjen në pyetje të dëshmitarit 33, Gjergj Dedaj, në në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.

  • E hënë 6 Nëntor, 2023 11:00

    Isni Kilaj: urdhërohet mbajtja e mëtejshme

    Më 6 nëntor 2023, Gjykatësi i Vetëm i DHSK-së, Nikola Giju, urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Isni Kilajt. Vendimi, i cili mund të lexohet këtu, mes të tjerash, thekson se gjykatësi Giju, pas shqyrtimit të parashtrimeve të palëve, ka vendosur se ka dyshime të bazuara se Kilaj ka kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë të përfshira në juridiksionin e DHSK-së, dhe se, për arsye të ikjes dhe rreziqeve tjera, mbajtja e mëtejshme e të dyshuarit është e përshtatshme.

  • E hënë 6 Nëntor, 2023 10:15

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i ri i ZPS-së

    Dëshmitari i 33-të i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve është Gjergj Dedaj dëshmia e të cilit ka filluar këtë mëngjes.