• E mërkurë 11 Tetor, 2023 11:15

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve këtë mëngjes; përditësim

    Në fillim të dëshmisë së tij këtë mëngjes, dëshmitari i 29-të i ZPS-së, W04577, kërkoi të konsultohej me mbrojtësin kujdestar, i cili iu drejtua gjykatës në seancë private. Rrjedhimisht, Trupi Gjykues e informoi mbrojtësin kujdestar për mundësinë e sanksioneve në pajtim me rregullin 141(6) të Rregullores dhe nenin 42(7) dhe (8) të Ligjit. Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e dëshmitarit për shtyrje dhe urdhëroi që dëshmia e dëshmitarit W04577 të vazhdojë të hënën, më 16 tetor. Seanca e sotme do të vazhdojë me dëshminë e një dëshmitari tjetër të ZPS-së.

  • E martë 10 Tetor, 2023 16:30

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: shtyhet gjykimi pas seancës private

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Nebojsha Radosheviq, ZPS-ja ka thirrur sot pasdite dëshmitarin e 29-të në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Ky është dëshmitari i mbrojtur W04577, dëshmia e të cilit kaloi në seancë private dhe më pas përfundoi për ditën e sotme. Gjykimi do të rinis nesër, më 11 tetor në orën 09:00, kur pritet të rinis dëshmia e të njëjtit dëshmitar.

  • E martë 10 Tetor, 2023 10:00

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Nebojsha Radosheviq vazhdon dëshminë

    Dëshmitari i 28-të i ZPS-së, Nebojsha Radosheviq, vazhdon dëshminë këtë mëngjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Ai është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Hashim Thaçit.

  • E martë 10 Tetor, 2023 08:45

    Çështja Januzi dhe Bahtjari: Videot e paraqitjeve të para të disponueshme në Youtube

    Ju informojmë se videot e paraqitjeve të para në çështjen Januzi dhe Bahtjari nga dita e djeshme, 9 tetor, janë të disponueshme në të tri gjuhët në kanalin tonë në Youtube.

  • E hënë 9 Tetor, 2023 16:00

    Sabit Januzi u vetëdeklarua i pafajshëm

    Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Giju, Sabit Januzi u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    • Image
    • Image
  • E hënë 9 Tetor, 2023 14:45

    Ismet Bahtjari u vetëdeklarua i pafajshëm

    Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Giju, Ismet Bahtjari u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    • Image
    • Image
  • E hënë 9 Tetor, 2023 11:30

    Çështja Januzi dhe Bahtjari: të dyja paraqitjet e para sot do të transmetohen me 10 minuta vonesë

    Paraqitja e parë e Ismet Bahtjarit dhe e Sabit Januzit do të mbahet sot në orën 14:00 respektivisht në orën 15:15. Transmetimi i seancave do të bëhet me një vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.

  • E hënë 9 Tetor, 2023 10:15

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 28-të i ZPS-së

    Dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve është Nebojsha Radosheviq, i cili ka qenë gazetar i agjencisë serbe të lajmeve ''Tanjug'' gjatë periudhës përkatëse. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë, Radosheviq ishte ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në vitin 1998 së bashku me fotografin e tij Vlladimir Dobriçiq.

  • E hënë 9 Tetor, 2023 08:30

    Orari i sallës së gjyqit për këtë javë: informacionet më të fundit për çështjet Thaçi dhe të tjerët dhe Januzi dhe Bahtjari

    Ju lutemi vini re se se seancat në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 9 dhe 12 tetor do të mbahen nga ora 09:00 deri në orën 13:00 (dhe jo deri në orën 16:00 siç ishte planifikuar më parë), ndërsa Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Januzi dhe Bahtjari do të mbahet më 12 tetor në ora 14:00, sipas urdhrit të caktimit të datës 6 tetor.

    Kalendari ynë përmban informacionin më të fundit mbi orarin e sallës së gjyqit.