-
E premte 6 Tetor, 2023 20:30
Share this page
Arrestohen dhe transferohen në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari
Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari u arrestuan dje, më 5 tetor 2023, në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të fletarrestimeve, urdhrave për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar të lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ata u transferuan në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës sot, më 6 tetor 2023. Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.
-
E enjte 5 Tetor, 2023 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 5 tetor 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 5 Tetor, 2023 14:00
Share this page
Gjykimi i Shalës: anulohet seanca e nesërme (6 tetor)
Ju informojmë se është anuluar seanca e datës 6 tetor në çështjen Shala. Siç është njoftuar në kalendarin tonë, gjykimi në këtë çështje do të rinis më 23 tetor në orën 09:30.
-
E enjte 5 Tetor, 2023 09:45
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: vendimi i radhës për pjesëmarrjen e viktimave
Më 4 tetor 2023, Trupi Gjykues në çështjen Thaҫi dhe të tjerët miratoi kërkesën e avokatit të viktimave për të lejuar tre anëtarë të ngushtë të familjes të njërës prej viktimave, e cila ka ndërruar jetë së fundmi, të marrin pjesë si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Rrjedhimisht, numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 143.
-
E mërkurë 4 Tetor, 2023 16:45
Share this page
Informimi javor për median më 5 tetor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 5 tetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E martë 3 Tetor, 2023 18:00
Share this page
Gjykimi i Shalës: anulohen seancat më 4 dhe 5 tetor
Ju informojmë se janë anuluar seancat e caktuara më 4 dhe 5 tetor në çështjen Shala. Gjykimi do të rinis më 6 tetor në orën 09:30.
-
E martë 3 Tetor, 2023 13:30
Share this page
Çështja Shala: orari i modifikuar i seancës së sotme
Ju njoftojmë se, për shkak të problemeve teknike, pushimi i fundit në gjykimin e Shalës ka zgjatur më shumë se zakonisht. Gjykimi do të rinis pas pushimit të drekës, në orën 14:00 (14:45 transmetimi me vonesë).
-
E martë 3 Tetor, 2023 10:30
Share this page
Gjykimi i Shalës: dëshmitari i ri i Mbrojtjes
Dëshmitari i tretë i Mbrojtjes në gjykimin e Shalës është Naser Koçinaj.
-
E hënë 2 Tetor, 2023 15:45
Share this page
Përfundon gjykimi i Shalës për ditën e sotme
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të dytë të Mbrojtjes, Bedri Dervishaj, gjykimi në çështjen Shala përfundoi për ditën e sotme dhe do të rinis nesër në orën 09:30 me dëshminë e dëshmitarit të ri të Mbrojtjes.
-
E hënë 2 Tetor, 2023 13:00
Share this page
Gjykimi i Shalës: orari i modifikuar i gjykatës për sot
Ju njoftojmë se pushimi i sotëm i drekës në gjykimin e Shalës do të zgjasë afërsisht deri në orën 13:50 (14:35 transmetimi me vonesë). Gjykimi pritet të vazhdojë deri në orën 16:00 (16:45 transmetimi me vonesë).