-
E hënë 2 Tetor, 2023 10:45
Share this page
Gjykimi i Shalës: dëshmitari i radhës i Mbrojtjes
Dëshmitari i dytë i Mbrojtjes, Bedri Dervishaj, është duke dëshmuar në gjykimin e Shalës.
-
E enjte 28 Shtator, 2023 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 28 shtator 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 27 Shtator, 2023 17:30
Share this page
Informimi javor për median më 28 shtator
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 28 shtator, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 27 Shtator, 2023 11:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: përfundon gjykimi për këtë javë/rinis më 9 tetor
Seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi. Gjykimi do të rinis më 9 tetor, në orën 09:00.
-
E mërkurë 27 Shtator, 2023 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerë: dëshmia e dëshmitarit të 27-të të ZPS-së vazhdon në seancë të mbyllur
Dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së, W04781, e cila filloi dje, është duke vazhduar këtë mëngjes në seancë të mbyllur.
-
E martë 26 Shtator, 2023 11:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerë: dëshmitari i radhës dëshmon në seancë të mbyllur
Dëshmia e dëshmitarit të radhës të ZPS-së, e cila sapo ka nisur, do të bëhet në seancë të mbyllur.
-
E martë 26 Shtator, 2023 09:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W04644 vazhdon dëshminë/seanca e sotme do të zgjasë deri në orën 13:00
Dëshmitari i 26-të i ZPS-së, W04644, vazhdon dëshminë këtë mëngjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Selimit. Siç shihet në kalendarin e gjykatës, seanca e sotme do të zgjasë deri në orën 13:00.
-
E hënë 25 Shtator, 2023 10:30
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 26-të i ZPS-së
Dëshmitari i ri i ZPS-së në çështjen Thaçi dhe të tjerët është dëshmitari i mbrojtur W04644. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë, ky dëshmitar ishte ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në vitin 1998, ndërsa disa nga anëtarët e familjes së dëshmitarit u vranë pas ndalimit. Ky është dëshmitari i 26-të i ZPS-së deri më tani.
-
E enjte 21 Shtator, 2023 16:45
Share this page
Gjykimi i Shalës përfundon për këtë javë/vazhdon më 2 tetor
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të parë të Mbrojtjes, Bardhyl Mahmuti, gjykimi në çështjen Shala ka përfunduar për këtë javë dhe do të vazhdojë të hënën, më 2 tetor, në orën 09:30.
-
E enjte 21 Shtator, 2023 15:15
Share this page
Gjykimi i Shalës: orari i modifikuar i gjykatës për sot (2)
Seanca e sotme në çështjen Shala do të zgjasë më shumë se që ishte planifikuar dhe do të vazhdojë deri në orën 16:00 (respektivisht në orën 16:45 në transmetimin me vonesë).