-
E enjte 21 Shtator, 2023 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 21 shtator 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 21 Shtator, 2023 12:45
Share this page
Gjykimi i Shalës: orari i modifikuar i gjykatës për sot
Pas pushimit (deri në ora 13:10 në transmetimin e drejtpërdrejt ose 13:55 në transmetimin me vonesë), gjykimi kundër Shalës do të vazhdojë edhe me një seancë të plotë (një orë e gjysmë). Pastaj, do të ketë edhe një pushim prej 15 minutash pas së cilit pritet që gjykimi të vazhdojë deri në ora 15:30 (16:15 transmetimi me vonesë).
-
E enjte 21 Shtator, 2023 11:15
Share this page
Gjykimi i Shalës: dëshmitari i parë i Mbrojtjes vazhdon dëshminë
Dëshmitari Bardhyl Mahmuti vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Ai është duke u marrë në pyetje nga ZPS-ja.
-
E mërkurë 20 Shtator, 2023 17:45
Share this page
Informimi javor për median më 21 shtator
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 21 shtator, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 20 Shtator, 2023 16:15
Share this page
Gjykimi ndaj Shalës përfundoi për ditën e sotme/orari i ri i seancës së nesërme (më 21 shtator)
Ju lutemi vini re se seanca në çështjen Shala, e cila do të mbahet nesër më 21 shtator, do të nis në orën 09:00 dhe jo në orën 09:30 siç ishte planifikuar më parë.
Kalendari ynë përmban informacionin më të fundit mbi orarin e sallës së gjyqit.
-
E mërkurë 20 Shtator, 2023 13:45
Share this page
Gjykimi i Shalës: pas pushimit seanca do të rifillojë më herët se zakonisht
Pas pushimit të drekës, gjykimi ndaj Shalës do të vazhdojë në orën 14:00 (respektivisht në orën 14:45, transmetimi me vonesë) dhe jo në orën 14:30 si zakonisht.
-
E mërkurë 20 Shtator, 2023 11:15
Share this page
Gjykimi i Shalës: Mbrojtja nis paraqitjen e provave
Mbrojtja ka nisur paraqitjen e provave në gjykimin e Pjetër Shalës duke thirrur dëshmitarin e parë këtë mëngjes, Bardhyl Mahmuti, i cili po dëshmon pa masa mbrojtëse.
Në fillim të seancës së sotme, Trupi Gjykues I njoftoi se Mbrojtja ishte urdhëruar të shkurtojë kohëzgjatjen e marrjes në pyetje për disa nga dëshmitarët e vet. Trupi Gjykues shpjegoi se kjo është bërë me qëllim që të sigurohet që pyetja e dëshmitarëve të kryhet në mënyrë efikase dhe të përqendrohet në nxjerrjen e provave relevante për çështjen, dhe rrjedhimisht e ndryshoi kohën e caktuar për paraqitjen e provave të Mbrojtjes nga 40,5 në 31,5 orë.
-
E martë 19 Shtator, 2023 17:30
Share this page
Thaҫi dhe të tjerët: Trupi Gjykues refuzon kërkesat më të fundit të viktimave si të parakohshme
Më 19 shtator, Trupi Gjykues II hodhi poshtë raportin më të fundit me nëntë kërkesa për statusin e viktimave pjesëmarrëse në ҫështjen Thaҫi dhe të tjerët. Trupi Gjykues refuzoi të merrte në konsideratë bazueshmërinë e këtyre kërkesave pasi afati kohor për dorëzimin e tyre në këtë ҫështje skadoi më 15 shkurt dhe nuk ishte treguar asnjë arsye e pranueshme për t'i konsideruar ato si të vlefshme siç parashihet në Rregullën 9 (5) (b). Megjithatë, Trupi Gjykues vuri në dukje se Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave mund të ridorëzojë raportin me disa informacione shtesë. Vendimin e plotë mund ta gjeni këtu.
-
E martë 19 Shtator, 2023 16:45
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë
Më 18 shtator 2023, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatëset Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse) dhe Kristinë van den Vajngart dhe nga gjykatësi Daniel Fransen, hodhën poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga Gucati dhe nga Haradinaj në bazë të nenit 48(6), (7) dhe (8) të Ligjit.
Në këtë vendim, Paneli fillimisht refuzoi kërkesën për mbajtjen e një seance gojore, të cilën e konstatoi të pathemeltë. U refuzua gjithashtu edhe kërkesa e Gucatit që një i akuzuar tjetër (Dritan Goxhaj) të përfshihet si palë e tretë në këtë proces. Paneli konstatoi se Gucati nuk ka të drejtë ligjore ta paraqesë këtë kërkesë dhe shtoi se “Nuk i takon Gucatit të kërkojë të mbrojë interesat e perceptuara të një të akuzuari tjetër në kuadër të kërkesës së vet.”
Sa u takon arsyeve konkrete mbi të cilat u bazuan kërkesat (7 nga secili parashtrues), Paneli i rrëzoi ato duke konstatuar se nuk është bërë shkelje e së drejtës penale dhe as shkelje thelbësore e procedurave nga ana e Trupit Gjykues dhe Panelit të Gjykatës së Apelit, ose duke i konstatuar ato të papranueshme. Vendimin mund ta gjeni këtu.
Më shumë hollësi për çështjen Gucati dhe Haradinaj mund të gjeni në faqen e internetit kushtuar kësaj çështjeje gjyqësore.
-
E hënë 18 Shtator, 2023 09:00
Share this page
Çështja Shala: Trupi Gjykues hedh poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzës për vrasje të paligjshme
Më 15 shtator, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Shala hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzës për vrasje të paligjshme (pika 4) në aktakuzë, në bazë të rregullës 130 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të DHSK-së. Vendimi ndodhet këtu.
Gjykimi në këtë çështje do të vazhdojë më 20 shtator, në orën 09:30, kur do të nis paraqitja e provave nga Mbrojtja.