-
E enjte 14 Shtator, 2023 16:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: përfundon gjykimi për këtë javë/rinis më 25 shtator
Dëshmitari Douglas Young e përfundoi dëshminë e tij në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Kjo ishte seanca e fundit e kësaj jave ndërsa gjykimi do të rinis të hënën, më 25 shtator, në orën 09:00.
-
E enjte 14 Shtator, 2023 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 14 shtator 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 14 Shtator, 2023 09:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Douglas Young vazhdon dëshminë
Dëshmia e dëshmitarit të 25-të të ZPS-së, Douglas Young, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari po merret në pyetje nga Mbrojtja e Selimit.
-
E mërkurë 13 Shtator, 2023 19:15
Share this page
Informimi javor për median më 14 shtator
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 14 shtator, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 13 Shtator, 2023 15:30
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i ri i ZPS-së
Douglas Young është dëshmitari i radhës i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Ky ish-oficer i ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar që shërbeu në misione të ndryshme ndërkombëtare në Kosovë është dëshmitari i 25-të i ZPS-së deri më tani.
-
E mërkurë 13 Shtator, 2023 12:30
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 23-të i ZPS-së kthehet në sallën e gjyqit
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 24-të të ZPS-së, W04255, në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve ka rinisur dëshmia e dëshmitarit të mëparshëm, të 23-të, W03827. Kjo dëshmi është duke u bërë përmes videokonferencës.
-
E mërkurë 13 Shtator, 2023 09:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i mbrojtur W04255 vazhdon dëshminë
Dëshmia e dëshmitarit të 24-të të ZPS-së, W04255, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari po merret në pyetje nga Mbrojtja e Selimit.
-
E martë 12 Shtator, 2023 16:15
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: 1 viktimë tjetër pranohet për të marrë pjesë në proces gjyqësor
Trupi Gjykues II nxori vendimin e shtatë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Një parashtrues i kërkesës u pranua si viktimë pjesëmarrëse në proces gjyqësor dhe do t’i shtohet grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje (grupi 1 i cili numëronte 140 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohet nga i njëjti mbrojtës i viktimave. Në vendimin e tij Trupi Gjykues theksoi se afati për paraqitjen e kërkesave për pranimin e viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt 2023, por, meqenëse ekziston një arsye e vlefshme për të marrë parasysh informacione shtesë, ka vendosur të rivlerësojë këtë kërkesë të ridorëzuar nga një parashtrues i refuzuar më herët.
Bashkë me të, numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 141. Më shumë detaje në vendim, versioni i redaktuar publik i të cilit u dorëzua më 11 shtator.
-
E martë 12 Shtator, 2023 10:15
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së
Këtë mëngjes ka nisur dëshmia e një tjetër dëshmitari të mbrojtur. Ky person, i cili dëshmon me pseudonimin W04255, është shqiptar i Kosovës, i cili ka qenë anëtar i partisë politike LDK si dhe i UÇK-së në vitet 1998-1999.
-
E martë 12 Shtator, 2023 09:45
Share this page
Çështja Shala: ndryshimi i orarit për javën e ardhshme (18-22 shtator)
Siç shihet në kalendarin e gjykatës, seancat gjyqësore në çështjen Shala, më 18 dhe 19 shtator, janë anuluar. Seanca e ardhshme do të mbahet më 20 shtator ndërsa paraqitja e provave prej Mbrojtjes do të nis (varësisht nga rezultati i mocionit të Mbrojtjes lidhur me rrëzimin e disa akuzave).