-
E hënë 11 Shtator, 2023 16:00
Share this page
Përfundon gjykimi për ditën e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët
Seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka përfunduar. Gjykimi do të vazhdojë nesër, më 12 shtator, në orën 09:00.
-
E hënë 11 Shtator, 2023 12:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmon dëshmitari i 23-të i ZPS-së
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Frederick Abrahams, ZPS-ja e ftoi dëshmitarin e ri në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari i mbrojtur W03827 është duke dëshmuar përmes video konferencës dhe dëshmia pritet të mbahet kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.
-
E hënë 11 Shtator, 2023 10:00
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Frederick Abrahams vazhdon dëshminë e tij
Dëshmia e Frederick Abrahams, nga Human Rights Watch, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga ekipet e Mbrojtjes.
-
E enjte 7 Shtator, 2023 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 7 shtator 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 7 Shtator, 2023 13:45
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Gjykimi do të rinis të hënën, më 11 shtator 2023, në orën 09:00, kur pritet vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit Frederick Abrahams.
-
E enjte 7 Shtator, 2023 10:00
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit Abrahams
Dëshmia e Frederick Abrahams, nga Human Rights Watch, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Veselit.
-
E mërkurë 6 Shtator, 2023 16:00
Share this page
Informimi javor për median më 7 shtator
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 7 shtator, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 6 Shtator, 2023 09:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Abrahams vazhdon dëshminë
Dëshmia e dëshmitarit të 22-të të ZPS-së, Frederick Abrahams, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari ende po merret në pyetje nga ZPS-ja.
-
E martë 5 Shtator, 2023 15:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmon zyrtari i Human Rights Watch
Frederick Abrahams, nga OJQ-ja ndërkombëtare “Human Rights Watch”, është dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Ky është dëshmitari i 22-të deri më tani.
-
E martë 5 Shtator, 2023 09:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Idrizi vazhdon dëshminë
Dëshmia e dëshmitarit të 21-të të ZPS-së, Agim Idrizi, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.