-
E hënë 4 Shtator, 2023 16:30
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i radhës në sallën e gjyqit
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 20-të të ZPS-së, W04368, një tjetër dëshmitar u paraqit në sallën e gjyqit dhe është duke dëshmuar pa masa mbrojtëse. Dëshmitari quhet Agim Idrizi, nga komuna e Kaçanikut, dhe do të dëshmojë për rrëmbimin dhe ndalimin e tij të pretenduar nga pjesëtarët e UÇK-së në vitin 1999.
-
E hënë 4 Shtator, 2023 10:15
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i ri i ZPS-së fillon dëshminë
Dëshmitari i mbrojtur W04368 ka nisur të dëshmojë këtë mëngjes. Ky është dëshmitari i njëzetë i ZPS-së deri më tani. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë nga ZSP-ja, dëshmia e këtij dëshmitari ka të bëjë me zhdukjen e pretenduar të një familjari të dëshmitarit në vitin 1998.
-
E shtunë 2 Shtator, 2023 17:30
Share this page
Hashim Thaçi: Vizitë nën mbikqyrje në Kosovë
Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të z. Thaçi, për t'a takuar familjen e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.
-
E enjte 31 Gusht, 2023 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 31 gusht 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 30 Gusht, 2023 16:30
Share this page
Informimi javor për median më 31 gusht
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 31 gusht, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 30 Gusht, 2023 12:00
Share this page
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Gjykimi në këtë çështje do të rinis më 4 shtator, në orën 09:00.
-
E mërkurë 30 Gusht, 2023 10:00
Share this page
Pjetër Shala: Gjykata Kushtetuese hedh poshtë referimin më të fundit lidhur me shkeljet e të drejtave themelore
Më 29 gusht 2023, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK), e përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, lëshoi vendimin e saj mbi referimin më të fundit të Pjetër Shalës në lidhje me shkeljet e pretenduara të të drejtave të tija themelore, dorëzuar më 10 korrik të këtij viti. Paneli konstatoi se referimi është i parakohshëm dhe rrjedhimisht e shpalli të papranueshëm në përputhje me nenin 113(7) të Kushtetutës, nenin 49(3) të Ligjit dhe rregullën 14(f) të Rregullores së Punës të DHSGJK-së. Vendimi i Panelit ndodhet këtu.
Lidhjet direkte të të gjitha vendimeve të DHSGJK-së lidhur me referimet e Shalës (3 deri më tani) mund t’i gjeni në faqen e çështjes gjyqësore.
-
E mërkurë 30 Gusht, 2023 09:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Dëshmitari i mbrojtur W04566 vazhdon dëshminë
Dëshmia e dëshmitarit të 19-të të ZPS-së, W04566, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.
-
E martë 29 Gusht, 2023 13:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmon dëshmitari i 19-të i ZPS-së
Dëshmitari i ri i mbrojtur (me pseudonimin W04566) ka nisur të dëshmojë në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë nga ZSP-ja, dëshmia e këtij dëshmitari ka të bëjë me ndalimin dhe zhdukjen e pretenduar të një familjari të dëshmitarit në Drenoc. Sikur në rastin e dëshmitarit të mëparshëm (W03832), dëshmia e të cilit përfundoi më herët sot, edhe dëshmia e këtij dëshmitari pritet të mbahet kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.
-
E martë 29 Gusht, 2023 09:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Dëshmitari W03832 vazhdon dëshminë
Dëshmia e dëshmitarit të 18-të të ZPS-së vazhdoi këtë mëngjes.