• E hënë 21 Gusht, 2023 13:30

    Gjykimi i Shalës: orari i modifikuar i gjykatës për sot

    Pas këtij pushimi (deri në ora 13:00 në transmetimin e drejtpërdrejt ose 13:45 në transmetimin me vonesë), gjykimi kundër Shalës duhet të vazhdojë edhe me një seancë të plotë (1,5 orë). Pastaj, do të ketë edhe një pushim prej 30 minutash, pas së cilit pritet që gjykimi të vazhdojë deri në ora 16:00 (16:45 transmetimi me vonesë).

  • E hënë 21 Gusht, 2023 10:30

    Gjykimi i Shalës: fillon paraqitja e provave nga Mbrojtësi i Viktimave

    Dy dëshmitarë ekspertë janë thirrur nga Mbrojtësi i Viktimave në gjykimin e Shalës. Psikologu Karin Dune-Prinsen dhe psikiatri dr Çajenn Lozano Parra nga Instituti Holandez për të Drejtat e Njeriut dhe Vlerësim Mjekësor (Instituut voor Mensenrechten en Medisch Onderzoek) janë duke dëshmuar për dëmin fizik dhe psikik që ka pësuar njëra nga viktimat pjesëmarrëse në këtë çështje. Ata janë duke dëshmuar pa masa mbrojtëse, por pjesë të dëshmisë së tyre mund të zhvillohet në seancë private.

  • E enjte 17 Gusht, 2023 16:15

    Çështja Mustafa: seanca e apelit mbahet më 26-27 tetor

    Sot, më 17 gusht, Paneli i Gjykatës së Apelit caktoi seancën e apelit në çështjen Salih Mustafa për të enjten dhe të premten, 26 dhe 27 tetor 2023. Paneli gjithashtu saktësoi orarin për të dy seancat, kështu që gjykimi do të mbahet, në varësi të ndryshimeve përkatëse, nga ora 13:30 deri në orën 17:10 më 26 tetor dhe nga ora 09:30 deri në orën 11:05 më 27 tetor. Më shumë hollësi mund të gjeni në urdhrin e protokolluar.

  • E enjte 17 Gusht, 2023 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 17 gusht 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 17 Gusht, 2023 12:30

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve përfundon për këtë jave/vazhdon më 28 gusht

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Dragica Bozhaniq, gjykimi kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit ka përfunduar për këtë javë dhe do të vazhdojë të hënën, 28 gusht, në orën 09:00.

  • E enjte 17 Gusht, 2023 10:30

    Thaçi dhe të tjerët: Dëshmitari i shtatëmbëdhjetë i ZPS-së fillon dëshminë

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W03879 dje, ZPS-ja ka ftuar këtë mëngjes dëshmitarin e saj të shtatëmbëdhjetë. Kjo është dëshmitarja Dragica Bozhaniq, e cila do të dëshmojë pa masa mbrojtëse dhe dëshmia e saj ka të bëjë me ngjarjet në zonën e komunës së Rahovecit në vitin 1998 dhe zhdukjen e anëtarëve të familjes së saj.

  • E mërkurë 16 Gusht, 2023 16:30

    Informimi javor për median më 17 gusht

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 17 gusht, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 16 Gusht, 2023 16:15

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: seanca e sotme do të zgjasë më shumë se që ishte planifikuar

    Seanca e sotme në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë deri në orën 16:20 (transmetimi i drejtpërdrejt) ose në orën 17:05 (transmetimi me vonesë).

  • E mërkurë 16 Gusht, 2023 09:45

    Thaçi dhe të tjerët: vazhdon dëshmia e dëshmitarit W03879

    Vazhdon sot dëshmia e dëshmitarit të gjashtëmbëdhjetë të ZPS-së. Mbrojtja e Rexhep Selimit është duke e marrë në pyetje dëshmitarin.

  • E martë 15 Gusht, 2023 09:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Dëshmitari W03879 vazhdon dëshminë

    Dëshmia e dëshmitarit të gjashtëmbëdhjetë të ZPS-së vazhdoi këtë mëngjes. Dëshmitari ende po merret në pyetje nga ZPS-ja.