• E martë 4 Korrik, 2023 11:45

    Gjykimi i Shalës do të rinis më 21 gusht

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të dhjetë të ZPS-së, William Goodwin, gjykimi ndaj Shalës përfundoi për ditën e sotme. Seancat e planifikuara për pjesën tjetër të kësaj jave anulohen, ndërsa gjykimi do të rinis më 21 gusht 2023, në orën 09:30.  

  • E martë 4 Korrik, 2023 10:30

    Gjykimi i Shalës: dëshmon një tjetër dëshmitar ekspert i Prokurorisë

    Dëshmitari i 10-të i Prokurorisë në gjykimin e  Shalës është William Goodwin, ekspert mjekoligjor nga Britania e Madhe.

  • E hënë 3 Korrik, 2023 13:15

    Përfundon gjykimi i Shalës për ditën e sotme

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të ZPS-së, Marek Gasior, seanca e sotme në gjykimin ndaj Shalës ka përfunduar. Gjykimi do të rinis nesër (më 4 korrik), në orën 09:30, me dëshminë e një tjetër dëshmitari ekspert të ZPS-së.

  • E hënë 3 Korrik, 2023 10:45

    Gjykimi i Shalës: Mbrojtja merr në pyetje dëshmitarin ekspert të ZPS-së

    Dëshmitari i 9-të i ZPS-së, Marek Gasior, vazhdon dëshminë e tij. Ai është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja.

  • E mërkurë 28 Qershor, 2023 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 28 qershor 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E martë 27 Qershor, 2023 15:30

    Informimi javor për median më 28 qershor

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të mërkurën, më 28 qershor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E martë 27 Qershor, 2023 12:45

    Përfundon gjykimi i Shalës për këtë javë

    Pas marrjes në pyetje të dëshmitarit Marek Gasior nga ZPS-ja dhe përfaqësuesi i viktimave, gjykimi ndaj Shalës përfundoi për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 3 korrik 2023, në orën 09:30, me marrjen në pyetje të dëshmitarit nga Mbrojtja. Seanca e paraparë për nesër (28 qershor) është anuluar.

  • E martë 27 Qershor, 2023 11:00

    Gjykimi i Shalës: shqiptohen dy urdhra gojorë

    Gjatë seancës së sotme Trupi Gjykues shqiptoi dy urdhra gojorë lidhur me kërkesat e Mbrojtjes të bëra në seancën e djeshme. Së pari, Trupi Gjykues refuzoi kërkesën e Mbrojtjes për shtyrjen e mbylljes së paraqitjes së provave nga ZPS-ja, e planifikuar për 6 korrik. Së dyti, Trupi Gjykues vendosi të shtyjë marrjen në pyetje nga Mbrojtja të dëshmitarit aktual deri të hënën, më 3 korrik.

  • E hënë 26 Qershor, 2023 16:45

    Përfundon seanca e sotme në gjykimin e Shalës

    Seanca e sotme në çështjen Shala përfundoi siç parashihej sipas orarit në ora 16:00. Gjykimi do të vazhdojë nesër (e martë, 27 qershor), në ora 09:30.