-
E martë 20 Qershor, 2023 09:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W03811 vazhdon dëshminë
Dëshmitari i 11-të i ZPS-së është duke vazhduar dëshminë përmes videolidhjes dhe është duke u marrë në pyetje nga ZPS-ja.
-
E hënë 19 Qershor, 2023 16:15
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W03540, Prokuroria ka ftuar dëshmitarin e 11-të në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari i mbrojtur W03811 është duke dëshmuar përmes videolidhjes.
-
E hënë 19 Qershor, 2023 12:00
Share this page
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Trupi Gjykues i shqetësuar me kohën e shpenzuar deri më tani në gjykim
Gjatë seancës së sotme (19 qershor), Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët, duke pasur parasysh datën e synuar për përfundimin e çështjes së ZPS-së (prill 2025), shprehu shqetësimin e tij lidhur me ritmin aktual të dhënies së dëshmive në gjykatë. Duke marrë parasysh se janë shpenzuar rreth 120 orë për dëshmitë e vetëm 10 dëshmitarëve, Trupi Gjykues ua kujtoi palëve se është e panevojshme që dëshmitarët të merren gjerësisht në pyetje për çështje të cilat janë të padiskutueshme. Mbi këtë bazë, Trupi Gjykues shprehu besimin e tij se ZPS-ja mund të zvogëlojë në mënyrë të konsiderueshme kohën e nevojshme për marrjen në pyetje, ndërkohë që Mbrojtja u urdhërua të rivlerësojë kohën që kanë paraparë për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ardhshëm.
-
E hënë 19 Qershor, 2023 10:15
Share this page
Dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve
Dëshmitari i dhjetë i Prokurorisë në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është dëshmitari i mbrojtur W03540, i cili po dëshmon me pamje të ndryshuar.
-
E premte 16 Qershor, 2023 14:15
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Shalës për këtë javë/kalendari për hapat e ardhshëm procedural
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të tetë të Prokurorisë, gjykimi kundër Pjetër Shalës përfundoi për këtë javë dhe do të rinis më 26 qershor në orën 09:30. Në fund të seancës së sotme, Trupi Gjykues lëshoi një urdhër gojor sipas të cilit, mes të tjerash, 6 korriku 2023 është data e synuar për mbylljen e çështjes së ZPS-së. Varësisht nga rezultati i mocionit të Mbrojtjes, në bazë të Rregullës 130 (për rrëzimin e akuzave), në qoftë se kanë, 21 ose 22 gushti janë datat e caktuara për nisjen e paraqitjes së provave prej Mbrojtësit të viktimave, në qoftë se kanë, ndjekur nga Konferenca përgatitore e Mbrojtjes (gjatë së njëjtës javë). Trupi Gjykues caktoi 18 shtatorin 2023 si datë provizore për nisjen e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes, në qoftë se kanë.
-
E premte 16 Qershor, 2023 10:30
Share this page
Gjykimi i Shalës: dëshmon dëshmitari i ri i Prokurorisë
Dëshmitari i tetë i Prokurorisë në gjykimin e Shalës është dëshmitari ekspert Zbyněk Dolejši, ekspert për identifikimin e ADN-së, nga Praga, Republika Çeke.
-
E enjte 15 Qershor, 2023 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 15 qershor 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 15 Qershor, 2023 11:15
Share this page
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 19 qershor
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të nëntë të ZPS-së, gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit përfundoi për këtë javë dhe do të rinis të hënën, më 19 qershor, në orën 09:00.
-
E enjte 15 Qershor, 2023 09:45
Share this page
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari W01602 vazhdon dëshminë
Dëshmitari i nëntë i ZPS-së vazhdon dëshminë.
-
E mërkurë 14 Qershor, 2023 16:45
Share this page
Informimi javor për median më 15 qershor
Të enjten, më 15 qershor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.