-
E mërkurë 14 Qershor, 2023 13:15
Share this page
Dëshmitari i radhës i ZPS-së në çështjen Thaçi dhe të tjerët
Dëshmitari i mbrojtur W01602 ka nisur dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Ky është dëshmitari i nëntë i ZPS-së deri më tani.
-
E mërkurë 14 Qershor, 2023 09:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari 4323 vazhdon dëshminë
Dëshmitari i tetë i ZPS-së vazhdon dëshminë. Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Hashim Thaçit.
-
E martë 13 Qershor, 2023 09:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i tetë i ZPS-së vazhdon dëshminë
Prokuroria vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur W04323 në çështjen Thaçi dhe të tjerët.
-
E hënë 12 Qershor, 2023 10:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së
Dëshmitari i tetë i ZPS-së në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është dëshmitari i mbrojtur W04323. Dëshmitari ndihmohet nga një mbrojtës kujdestar.
-
E premte 9 Qershor, 2023 12:15
Share this page
Mustafa: versioni i redaktuar më tej i versionit të korrigjuar të aktgjykimit është i disponueshëm
Versioni i redaktuar më tej i versionit të korrigjuar të versionit të redaktuar publik të aktgjykimit kundër Salih Mustafës, i shpallur më 16 dhjetor 2022, është i disponueshëm në dokumentet publike të gjykatës si dhe në faqen e çështjes Mustafa.
-
E enjte 8 Qershor, 2023 14:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 8 qershor 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 7 Qershor, 2023 17:30
Share this page
Irish DHSK-ja mirëpriti Ministrin irlandez të Shtetit për reformën ligjore dhe rininë
Kryetarja dhe Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar mirëpritën sot Ministrin irlandez të Shtetit për reformën ligjore dhe rininë, James Browne, i cili vizitoi gjykatat në Hagë.
-
E mërkurë 7 Qershor, 2023 17:00
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 8 qershor
Të enjten, më 8 qershor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E martë 6 Qershor, 2023 17:45
Share this page
DHSK-ja mirëpriti Kryetarët e Gjykatave Supreme të disa shteteve afrikane
Kryetarja dhe Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës mirëpritën sot Kryetarët e Gjykatave Supreme të disa shteteve afrikane për të biseduar lidhur me mandatin e DHSK-së. Vizita u organizua nga Instituti Afrikan i së Drejtës Ndërkombëtare, Fondacioni Afrikan për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Projekti i Hagës për Paqen dhe Drejtësinë.
-
E martë 6 Qershor, 2023 15:45
Share this page
Përfundon gjykimi i Shalës për këtë javë/rinis më 16 qershor
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të shtatë të ZPS-së, gjykimi ndaj Pjetër Shalës përfundoi për këtë javë dhe do të rinis të premten, më 16 qershor 2023, në orën 09:30. Seancat e planifikuara për pjesën tjetër të kësaj jave (07-09 qershor) anulohen.