-
E mërkurë 31 May, 2023 10:30
Share this page
Gjykimi i Shalës: dëshmitari i shtatë i ZPS-së vazhdon dëshminë
Prokuroria vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur TW4-01.
-
E martë 30 May, 2023 11:00
Share this page
Gjykimi i Shalës: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së
Një tjetër dëshmitar i mbrojtur ka nisur dëshminë në gjykimin e Shalës. Dëshmitari me pseudonimin TW4-01 është dëshmitari i shtatë i ZPS-së. Trupi gjykues njoftoi se, për shkak të mbrojtjes së identitetit të dëshmitarit dhe mirëqenies së tij, është paraparë që dëshmia e këtij dëshmitari të jepet në pjesën më të madhe në seancë private. Gjithashtu, trupi gjykues theksoi se pas përfundimit të dëshmisë së këtij dëshmitari, transkripti i dëshmisë së tij do të rishikohet në kohën e duhur dhe do të bëhet publik sa më shumë që të jetë e mundur.
-
E hënë 29 May, 2023 16:45
Share this page
Hashim Thaçi: Vizitë nën mbikqyrje në Kosovë
Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të z. Thaçi, për t'a takuar familjen e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.
-
E enjte 25 May, 2023 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 25 maj 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 24 May, 2023 18:15
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 25 maj
Të enjten, më 25 maj në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E martë 23 May, 2023 16:00
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 12 qershor
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të shtatë të ZPS-së, gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit përfundoi për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 12 qershor, në orën 09:00, ndërsa seanca e caktuar për nesër (më 24 maj) anulohet.
-
E martë 23 May, 2023 12:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit 4355, një tjetër dëshmitar i mbrojtur ka nisur dëshminë në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Ky dëshmitar (me pseudonimin W-01236) është dëshmitari i shtatë i ZPS-së.
-
E martë 23 May, 2023 09:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit të gjashtë të ZPS-së
Prokuroria vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur 4355 në çështjen Thaçi dhe të tjerët.
-
E hënë 22 May, 2023 16:30
Share this page
Dëshmitari i gjashtë i ZPS-së fillon dëshminë në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve
Dëshmitari i radhës i ZPS-së është dëshmitari i mbrojtur 4355.
-
E hënë 22 May, 2023 10:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari 3165 vazhdon dëshminë
Dëshmitari i pestë i ZPS-së vazhdon dëshminë. Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Rexhep Selimit.