-
E premte 5 May, 2023 16:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 4 maj 2023: transkripti
Transkripti i informimit të djeshëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 4 May, 2023 17:15
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: caktohet Paneli i Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë
Pas kërkesave për mbrojtjen e ligjshmërisë, të dorëzuara nga Gucati dhe Haradinaj më 2 dhe 3 maj 2023, Kryetarja Trendafilova caktoi sot Panelin e Gjykatës Supreme në përbërje prej Kryetarës Trendafilova (kryesuese) si dhe gjykatësve, Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen, për të vendosur lidhur me këto kërkesa. Këtu është vendimi i caktimit.
-
E enjte 4 May, 2023 15:45
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Shalës për ditën e sotme/rinis më 19 maj
Pas vendimit gojor të Trupit Gjykues, gjykimi ndaj Pjetër Shalës përfundoi për ditën e sotme, ndërsa seanca e caktuar për nesër (më 5 maj) anulohet. Gjykimi do të rinis të premten, më 19 maj, në orën 09:30.
-
E mërkurë 3 May, 2023 17:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 4 maj
Të enjten, më 4 maj në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 3 May, 2023 17:00
Share this page
Gjykimi ndaj Shalës: seanca e nesërme fillon në orën 14:00
Ju lutemi vini re se seanca e caktuar për nesër, më 4 maj, do të fillojë në orën 14:00.
-
E mërkurë 3 May, 2023 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Shalës: dëshmitari i mbrojtur TW4-11 vazhdon dëshminë e vet
Dëshmitari i gjashtë i Prokurorisë, TW4-11, vazhdon dëshminë e vet në gjykimin ndaj Shalës.
-
E martë 2 May, 2023 15:15
Share this page
Gjykimi ndaj Shalës: dëshmitari i radhës i ZPS-së
Dëshmitari i gjashtë i ZPS-së në gjykimin ndaj Shalës është dëshmitari i mbrojtur TW4-11.
-
E martë 2 May, 2023 10:45
Share this page
Gjykimi ndaj Shalës: dëshmitari i mbrojtur 10 vazhdon dëshminë e vet
Dëshmitari i pestë i Prokurorisë, “dëshmitari 10”, vazhdon dëshminë e vet në gjykimin ndaj Shalës. Trupi Gjykues është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.
-
E hënë 1 May, 2023 10:30
Share this page
Dëshmitari i radhës i ZPS-së është duke dëshmuar në gjykimin ndaj Shalës
Dëshmitari i pestë i ZPS-së në gjykimin ndaj Pjetër Shalës është dëshmitar i mbrojtur. Ai është duke dëshmuar përmes videolidhjes.
-
E hënë 1 May, 2023 09:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Paneli i Gjykatës së Apelit hedh poshtë apelet lidhur me pjesëmarrjen e viktimave
Të mërkurën, më 26 prill 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelet e 20 viktimave kundër vendimit të Panelit të Gjykatës Themelore me të cilin u refuzuan kërkesat e tyre për të marrë pjesë në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Megjithatë, paneli i ka lejuar parashtruesit e refuzuar që t'i dorëzojnë sërish kërkesat tyre, nëse paraqesin informacione të reja para trupit gjykues.