-
E enjte 6 Prill, 2023 15:30
Share this page
Çështja Mustafa: Përmbledhja e urdhrit për zhdëmtim
Përmbledhja e urdhrit për zhdëmtim në çështjen gjyqësore Mustafa, i shqiptuar sot, është në dispozicion në të tri gjuhët e gjykatës. Versioni në shqip ndodhet këtu.
-
E enjte 6 Prill, 2023 14:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 6 prill 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 6 Prill, 2023 12:45
Share this page
Salih Mustafa urdhërohet të paguajë zhdëmtim për viktimat
Sot, më 6 prill, Trupi Gjykues I urdhëroi Salih Mustafën që të paguajë shumën e përgjithshme prej 207,000 € në emër të zhdëmtimit për dëmin e shkaktuar ndaj viktimave të krimeve për të cilat ai është dënuar. Më shumë detaje do të përmenden në komunikatën për shtyp gjatë ditës së sotme.
-
E enjte 6 Prill, 2023 12:00
Share this page
Mustafa : Fillon shqiptimi i urdhrit për zhdëmtim
Ka filluar shqiptimi i urdhrit për zhdëmtim në çështjen Mustafa (me një vonesë prej 10 minutash).
-
E mërkurë 5 Prill, 2023 17:00
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 6 prill
Të enjten, më 6 prill në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 5 Prill, 2023 11:15
Share this page
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Përfundojnë deklaratat hyrëse/gjykimi do të rinis më 11 prill
Pas përfundimit të deklaratës hyrëse të ekipit të fundit të Mbrojtjes (Krasniqi), përfshirë deklaratën pa betim të të akuzuarit, në bazë të Rregullës 142 (1) të Rregullores, seanca e sotme ka përfunduar. Gjykimi në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët do të rinis më 11 prill, në orën 09:00, me nisjen e paraqitjes së provave nga ZPS-ja.
-
E mërkurë 5 Prill, 2023 09:45
Share this page
Ekipi i fundit i Mbrojtjes paraqet deklaratën hyrëse në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka nisur deklaratën e vet hyrëse.
-
E martë 4 Prill, 2023 17:15
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: dosja paraprake e ZPS-së është në dispozicion
Sipas urdhrit të Trupit Gjykues, më 3 prill, ZPS-ja e dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake të korrigjuar në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.
-
E martë 4 Prill, 2023 17:00
Share this page
Çështja Mustafa: Mbrojtja do ta dorëzojë dosjen e apelit deri më 24 prill
Më 3 prill 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Mustafës lidhur me zgjatjen e afatit dhe e autorizoi që ta dorëzojë dosjen e vet të apelit më së largu deri më 24 prill 2023. Më shumë hollësi në vendimin.
-
E martë 4 Prill, 2023 16:30
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: përfundon dita e dytë e gjykimit
Sot, ekipet e Mbrojtjes së Thaçit, Veselit dhe Selimit i përfunduan deklaratat e tyre hyrëse, duke përfshirë deklaratat pa betim të Thaçit dhe Selimit, në bazë të Rregullës 142 (1) të Rregullores. Gjykimi do të rinis nesër, më 5 prill, në orën 09:00, me deklaratën hyrëse të Mbrojtjes së Krasniqit.