-
E martë 4 Prill, 2023 16:30
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: përfundon dita e dytë e gjykimit
Sot, ekipet e Mbrojtjes së Thaçit, Veselit dhe Selimit i përfunduan deklaratat e tyre hyrëse, duke përfshirë deklaratat pa betim të Thaçit dhe Selimit, në bazë të Rregullës 142 (1) të Rregullores. Gjykimi do të rinis nesër, më 5 prill, në orën 09:00, me deklaratën hyrëse të Mbrojtjes së Krasniqit.
-
E martë 4 Prill, 2023 15:45
Share this page
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Mbrojtja e Selimit paraqet deklaratën hyrëse
Mbrojtja e Rexhep Selimit është duke paraqitur deklaratën e vet hyrëse, paraprirë nga deklarata pa betim e të akuzuarit.
-
E martë 4 Prill, 2023 14:45
Share this page
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Mbrojtja e Veselit paraqet deklaratën hyrëse
Ekipi i dytë i Mbrojtjes është duke paraqitur deklaratën e vet hyrëse.
-
E martë 4 Prill, 2023 09:45
Share this page
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Ekipi i parë i Mbrojtjes paraqet deklaratën hyrëse
Mbrojtja e Hashim Thaçit është duke paraqitur deklaratën e vet hyrëse.
-
E hënë 3 Prill, 2023 16:30
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: përfundon dita e parë e gjykimit
Pas përfundimit të deklaratës hyrëse të Mbrojtësit të viktimave, seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka përfunduar. Gykimi do të rinis nesër, më 4 prill, në orën 09:00, me paraqitjen e deklaratave hyrëse të ekipeve të Mbrojtjes (duke filluar me Mbrojtjen e Thaçit).
-
E hënë 3 Prill, 2023 15:45
Share this page
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Mbrojtësi i viktimave fillon deklaratën hyrëse
Sot, Zyra e Prokurorit të Specializuar e përfundoi deklaratën e vet hyrëse. Mbrojtësi i viktimave është duke paraqitur deklaratën e vet hyrëse në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
-
E hënë 3 Prill, 2023 10:15
Share this page
-
E enjte 30 Mars, 2023 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 30 mars 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 30 Mars, 2023 13:30
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Shalës për ditën e sotme/rinis më 1 maj
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit TW4-09, gjykimi kundër Pjetër Shalës përfundoi për ditën e sotme, ndërsa seanca e planifikuar për nesër (31 mars) u anulua. Gjykimi do të vazhdojë të hënën, më 1 maj, në ora 09:30.
-
E enjte 30 Mars, 2023 11:00
Share this page
Gjykimi ndaj Shalës: dëshmitari i radhës i ZPS-së
Dëshmitari i katërt i ZPS-së në gjykimin ndaj Shalës është dëshmitari i mbrojtur TW4-09.