-
E enjte 30 Mars, 2023 10:45
Share this page
Gjykimi ndaj Shalës: dëshmitari i mbrojtur TW4-07 vazhdon dëshminë e vet
Dëshmitari i tretë i Prokurorisë, TW4-07, vazhdon dëshminë e vet në gjykimin ndaj Shalës. Trupi Gjykues është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.
-
E enjte 30 Mars, 2023 10:15
Share this page
Gjykimi ndaj Shalës: seanca e sotme do të fillojë më vonë se sa ishte planifikuar
Ju njoftojmë se seanca gjyqësore do të fillojë 15 minuta më vonë se sa ishte planifikuar (në orën 09:45 gjegjësisht në orën 10:30 për transmetimin me vonesë).
-
E mërkurë 29 Mars, 2023 16:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 30 mars
Të enjten, më 30 mars në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 29 Mars, 2023 16:15
Share this page
Sot, gjykimi ndaj Shalës do të zgjasë më shumë se sa ishte planifikuar
Seanca e sotme në çështjen Shala do të vazhdojë më shumë se sa ishte planifikuar – deri në orën 16:20 (transmetimi i drejtpërdrejt) ose 17:05 (transmetimi me vonesë).
-
E mërkurë 29 Mars, 2023 13:00
Share this page
Dëshmitari i radhës i ZPS-së në çështjen Shala
Dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Pjetër Shalës është dëshmitari i mbrojtur TW4-07. Ky është dëshmitari i tretë i ZPS-së deri më tani.
-
E mërkurë 29 Mars, 2023 10:30
Share this page
Dëshmitari i dytë i ZPS-së vazhdon dëshminë e vet në gjykimin ndaj Shalës
Dëshmitari i mbrojtur TW4-06 vazhdon dëshminë e vet në gjykimin ndaj Pjetër Shalës. Mbrojtësi i viktimave është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.
-
E martë 28 Mars, 2023 12:45
Share this page
Gjykimi në çështjen Shala: dëshmitari i radhës i ZPS-së
Dëshmitari TW4-06 është dëshmitari i dytë i ZPS-së në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.
-
E martë 28 Mars, 2023 12:30
Share this page
Gjykimi ndaj Shalës: i akuzuari autorizohet të marrë pjesë përmes video-lidhjes
Gjatë seancës së sotme, Trupi Gjykues lëshoi një urdhër gojor me të cilin miratoi kërkesën e të akuzuarit për të marrë pjesë në gjykim përmes video-lidhjes nga Njësia e Paraburgimit.
-
E martë 28 Mars, 2023 10:30
Share this page
Gjykimi në çështjen Shala: dëshmitari i parë i ZPS-së vazhdon dëshminë e tij
Dëshmitari i mbrojtur TW4-08 është duke vazhduar dëshminë e tij në çështjen Shala. Pas përfundimit të parashtrimit të pyetjeve nga ZPS-ja, Mbrojtja e Shalës vazhdon me parashtrimin e pyetjeve për këtë dëshmitar.
-
E hënë 27 Mars, 2023 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Shalës: dëshmitari i parë i ZPS-së fillon dëshminë e tij
Dëshmitari i parë i ZPS-së në gjykimin ndaj Shalës është dëshmitari i mbrojtur TW4-08.