Subscribe to Live update from the Court
E.g., 18/11/2024
E.g., 18/11/2024
E premte 8 Nëntor, 2024 16:15

Çështja Pjetër Shala: shqiptimi i urdhrit për zhdëmtim më 29 nëntor

Sot, 8 nëntor, Trupi Gjykues I caktoi shqiptimin e urdhrit për zhdëmtim në çështjen gjyqësore kundër Pjetër Shalës për datën 29 nëntor, në ora 11:00. Urdhrin e caktimit mund ta gjeni këtu.

E enjte 7 Nëntor, 2024 16:15

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë/rinis më 18 nëntor

Pas përfundimit të dëshmisë së Shukri Bujës, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 18 nëntor 2024, në ora 09:00.

E enjte 7 Nëntor, 2024 14:30

Informimi javor për median më 7 nëntor: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Zëdhënësi i DHSK-së Michael Doyle

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

E enjte 7 Nëntor, 2024 09:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e katërt e dëshmisë së Shukri Bujës

Dëshmitari i 103-të i Prokurorisë, Shukri Buja, po vazhdon dëshminë e tij në gjykatë këtë mëngjes. Pas marrjes në pyetje nga Mbrojtja e Thaçit dje, dëshmitari është duke u pyetur nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit.

E mërkurë 6 Nëntor, 2024 16:30

Informimi javor për median më 7 nëntor

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 7 nëntor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

 

E mërkurë 6 Nëntor, 2024 09:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Buja

Dëshmitari i 103-të i Prokurorisë në gjykatë, Shukri Buja, ka rinisur dëshminë e tij këtë mëngjes.

E martë 5 Nëntor, 2024 09:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Buja vazhdon dëshminë

ZPS-ja ka vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit të saj të 103-të, Shukri Buja.

E hënë 4 Nëntor, 2024 15:00

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: orari për pjesën e mbetur të seancës së sotme (04/11/2024)

Ju lutemi vini re se pas pushimit të drekës do të ketë një pushim prej 15 minutash në orën 15:00 (15:45 transmetimi me vonesë). Pas kësaj, është paraparë që gjykimi të vazhdojë deri në orën 16:30 (17:15 transmetimi me vonesë).

E hënë 4 Nëntor, 2024 13:00

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: pushim i paplanifikuar sot (04/11/2024) deri në orën 13:30

Ju lutemi keni parasysh se gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët ndodhet në pushimin e drekës deri në orën 13:30 ( 14:15 transmetimi me vonesë).

E hënë 4 Nëntor, 2024 11:00

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i ri i ZPS-së (i 103-ti deri më tani)

Shukri Buja është dëshmitari i ri i ZPS-së, dëshmia e të cilit ka nisur këtë mëngjes. Pasi dëshmitari dhe mbrojtësi i tij kujdestar bënë parashtrimet e tyre në gjykatë, Trupi Gjykues, në përputhje me Rregullën 151(2), vendosi ta detyrojë dëshmitarin të dëshmojë për shkak të, mes të tjerash, rëndësisë dhe veçantisë së dëshmisë së tij, si dhe për shkak të natyrës së kufizuar të vetinkriminimit të mundshëm. Sipas së njëjtës Rregull, paragrafi 3, Trupi Gjykues e siguroi dëshmitarin se dëshmia e tij do të jepet in camera, nuk do t’i bëhet e njohur publikut dhe nuk do të përdoret kundër tij në ndonjë ndjekje penale të mëvonshme para DHSK-së, përveç sipas nenit 15 (2) të Ligjit dhe Rregullës 65. Më pas gjykimi kaloi në seancë të mbyllur.