Subscribe to Live update from the Court
E.g., 19/11/2024
E.g., 19/11/2024
E hënë 26 Gusht, 2024 17:15

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: është i disponueshëm kalendari i gjykatës nga janari deri në maj 2025

Ju njoftojmë se për gjykimin Thaçi dhe të tjerët kalendari i seancave të gjykatës nga janari deri në maj 2025 është i disponueshëm në Kalendarin e Gjykatës sonë në internet.

E hënë 26 Gusht, 2024 16:30

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për sot/nesër dëshmitar i ri (27 gusht)

Pas përfundimit të dëshmisë prej Skënder Zhitisë, përfundoi seanca e sotme në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Gjykimi do të rifillojë nesër, 27 gusht, në orën 09:00, me dëshminë e dëshmitarit tjetër të ZPS-së.

E hënë 26 Gusht, 2024 10:00

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e saj të 80-të

Skënder Zhitia është dëshmitari tjetër i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dëshmisë këtë mëngjes. Sipas përmbledhjes së Prokurorisë në gjykatë, dëshmitari ka qenë anëtar i UÇK-së në zonën operative të Llapit gjatë periudhës përkatëse. Ai më vonë shkroi një libër për historinë ushtarake të UÇK-së në atë zonë. Ky është dëshmitari i 80-të i thirrur nga ZPS-ja në gjykatë. 

E enjte 22 Gusht, 2024 17:15

Administratorja emëron Rodni Diksonin (Rodney Dixon) si mbrojtës të ri të Veselit

Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët, për të cilin ju informuam dje (21 gusht), Administratorja e DHSK-së përfundoi përfaqësimin ligjor nga Ben Emersoni dhe emëroi Rodni Diksonin si kryembrojtës të ri të Kadri Veselit. Këtu mund të lexoni njoftimin e Administratores.

E enjte 22 Gusht, 2024 14:45

Informimi javor për median më 22 gusht: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

E mërkurë 21 Gusht, 2024 17:30

Thaçi dhe të tjerët.: Trupi Gjykues miraton tërheqjen e Ben Emersonit si mbrojtës i Kadri Veselit

Më 21 gusht 2024, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët miratoi përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga mbrojtësi Ben Emerson. Veseli dhe Emersoni u pajtuan me këtë vendim, duke bërë që Trupi Gjykues të aprovojë përfundimin e përfaqësimit ligjor për arsye të vlefshme. Gjithashtu, Trupi Gjykues u bind se do të sigurohet vazhdimësia e përfaqësimit të Veselit dhe se ndryshimi i kryembrojtësit nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor. 

Vendimi do të hyjë në fuqi pasi të caktohet kryembrojtësi i ri dhe Administratorja e DHSK-së ftohet të marrë të gjitha masat e nevojshme sa më shpejt që të jetë e realizueshme.

Më shumë hollësi gjeni në vendim.

E mërkurë 21 Gusht, 2024 17:15

Informimi javor për median më 22 gusht

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 22 gusht, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

E mërkurë 21 Gusht, 2024 10:45

Përfundon Gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 26 gusht

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të ZPS-së W03871, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 26 gusht, në orën 09:00.

E mërkurë 21 Gusht, 2024 09:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W03871 rifillon dhënien e dëshmisë

Këtë mëngjes, dëshmitari i mbrojtur W03871, dëshmitari i 79-të i Prokurorisë në gjykatë, vazhdon me dëshminë që filloi dje.

E martë 20 Gusht, 2024 13:30

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Rasëll përfundon dëshminë/dëshmitari i ri fillon dhënien e dëshmisë

Pas përfundimit të dëshmisë nga Stevën Rasëll (Steven Russell) sot, ZPS-ja thirri dëshmitarin e radhës. Ai është dëshmitari i mbrojtur W03871 i cili, sipas përmbledhjes së paraqitur në gjykatë nga ZPS-ja, iu bashkua UÇK-së rreth marsit 1998, shërbeu në shumë vende duke ofruar trajnime për ushtarët e UÇK-së dhe vepronte si komandant.