Subscribe to Live update from the Court
E.g., 20/11/2024
E.g., 20/11/2024
E hënë 8 Korrik , 2024 10:15

Gjykimi Januzi dhe të tjerët: parashtrimet më të fundit lidhur me aktakuzën e përbashkët

Ju lutemi mbani parasysh se dy versionet e para të aktakuzës së përbashkët në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Haxhi Shala tashmë janë të disponueshme në formë të redaktuar publike. ZPS-ja dorëzoi aktakuzë të përbashkët konfidenciale më 12 janar 2024. Versioni i redaktuar publik i saj u parashtrua më 3 korrik 2024 dhe mund të lexohet në Dokumentacionin Gjyqësor Publik. Më pas, më 8 shkurt 2024, Gjykatësi I Procedurës Paraprake udhëzoi ZPS-në ta parashtronte sërish aktakuzën, gjë që u bë më 27 shkurt 2024. Versioni i redaktuar publik i asaj aktakuze është aktualisht i disponueshëm dhe mund të shihet këtu. Pas kësaj, ZPS-ja kërkoi ta ndryshonte atë aktakuzë dhe kjo kërkesë është ende për shqyrtim prej Gjykatësit të Procedurës Paraprake.

E hënë 8 Korrik , 2024 09:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Bislim Zyrapi kthehet në Gjykatë

Dëshmia e Bislim Zyrapit rifillon mëngjesin e sotëm me vazhdimin e marrjes në pyetje nga Mbrojtja e Thaçit.

Trupi Gjykues njoftoi, po ashtu si javën e kaluar, se ky dëshmitar do të japë dëshmi gjatë tërë ditës së sotme dhe të mërkurë dhe gjysmë dite të martën (deri në pushimin e drekës) dhe të enjten (vetëm në seancën e parë)

E enjte 4 Korrik , 2024 16:30

Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rifillon më 8 korrik

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të ZPS-së W04445, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rifillojë të hënën, më 8 korrik në orën 09:00.

E enjte 4 Korrik , 2024 14:30

Informimi javor për median më 4 korrik: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

E enjte 4 Korrik , 2024 12:30

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin tjetër të saj/Zyrapi do të vazhdojë më 8 korrik

Dëshmitari tjetër i Prokurorisë është dëshmitari i mbrojtur W04445, i cili do të dëshmojë përmes videolidhjes. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, ky dëshmitar dhe i afërmi i tij kanë përkrahur LDK-në. Më 1998, anëtarë të UÇK-së rrëmbyen të afërmin e dëshmitarit, kufoma e të cilit u gjet më vonë atë vit. Gjithashtu, në të njëjtin vit, dëshmitari u mbajt i ndaluar dhe u keqtrajtua nga anëtarët e UÇK-së.

Ju njoftojmë se dëshmitari i mëparshëm, Bislim Zyrapi, nuk e ka përfunduar dëshminë e tij. Ajo është planifikuar të vazhdojë të hënën, 9 korrik në orën 09:00.

E enjte 4 Korrik , 2024 09:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e 4-t e dhënies së dëshmisë nga dëshmitari Zyrapi

Dëshmitari i Prokurorisë Bislim Zyrapi vazhdon të japë dëshminë e tij mëngjesin e sotëm. Mbrojtja e Hashim Thaçit është aktualisht duke e marrë në pyetje dëshmitarin.

E mërkurë 3 Korrik , 2024 17:30

Informimi javor për median më 4 korrik

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 4 korrik, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

E mërkurë 3 Korrik , 2024 09:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e 3-të e dhënies së dëshmisë nga dëshmitari Zyrapi

Këtë mëngjes ZPS-ja vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarit të 75-të në sallën e gjyqit Bislim Zyrapi, i cili e filloi dëshminë e tij më 1 korrik.

E martë 2 Korrik , 2024 14:00

Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për ditën e sotme/seanca e rregullt nesër

Siç u njoftua dje, seanca e sotme ishte më e shkurtër se zakonisht dhe përfundoi për ditën e sotme. Seanca e nesërme (3 korrik) do të vijojë në orarin e rregullt, nga ora 09:00 deri në orën 16:30.

E martë 2 Korrik , 2024 09:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Zyrapi rinis dëshminë

Këtë mëngjes ZPS-ja po vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarit të 75-të, Bislim Zyrapi, dëshmia e të cilit nisi dje.