Subscribe to Live update from the Court
E.g., 20/11/2024
E.g., 20/11/2024
E martë 2 Korrik , 2024 09:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Zyrapi rinis dëshminë

Këtë mëngjes ZPS-ja po vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarit të 75-të, Bislim Zyrapi, dëshmia e të cilit nisi dje.

E hënë 1 Korrik , 2024 17:15

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: nesër pasdite nuk ka seancë (2 korrik)

Për shkak të mungesës së dëshmitarit aktual nesër pasdite, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 2 korrik pritet të mbahet nga ora 09:00 deri në orën 13:00.

Orari i përditësuar i sallës së gjyqit është i disponueshëm në kalendarin tonë në internet.

E hënë 1 Korrik , 2024 11:00

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 75-ti deri më tani në gjykatë)

Dëshmitari i ri i ZPS-së është Bislim Zyrapi, dëshmia e të cilit ka nisur këtë mëngjes. Ai ndihmohet nga një mbrojtës kujdestar në sallën e gjyqit.

Sipas informatave të Trupit Gjykues, ky dëshmitar nuk është në dispozicion për të dëshmuar të martën dhe të enjten pasdite. Prandaj dëshmia e tij për këtë javë do të zhvillohet gjatë tërë ditës së sotme dhe gjatë ditës së mërkurë ndërsa të martën dhe të enjten vetëm gjatë gjysmës së ditës.

E enjte 27 Qershor, 2024 14:30

Informimi javor për median më 27 qershor: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

E mërkurë 26 Qershor, 2024 17:15

Informimi javor për median më 27 qershor

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 27 qershor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

E mërkurë 26 Qershor, 2024 16:15

Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 1 korrik

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të ZPS-së W04846, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Seanca e planifikuar për nesër (27 qershor) është anuluar. Gjykimi do të rinis të hënën, më 1 korrik, në ora 10:00.

E mërkurë 26 Qershor, 2024 12:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Prokuroria thërret dëshmitarin e 74-të

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Kurtesh Fondaj, ZPS-ja thirri dëshmitarin e radhës, të mbrojtur, me pseudonimin W04846.

Ju lutemi vini re se vendimi i Trupit Gjykues më 19 qershor lidhur me dëshminë e këtij dëshmitari mund të shihet këtu.

E mërkurë 26 Qershor, 2024 10:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: refuzohet kërkesa e dëshmitarit, rinis dëshmia e tij

Pas diskutimeve të dëshmitarit me Zyrën Adminitrative të DHSK-së, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët njoftoi se e kanë refuzuar kërkesën e dëshmitarit për avokat. Trupi Gjykues sqaroi se dëshmitarit i  miratohet ndihma juridike vetëm nëse ka shqetësime për vetëinkriminim, gjë që nuk kishte ndodhur, pasi që askush nuk pretendoi se dëshmitari ka kryer ndonjë krim apo ka dhënë ndonjë përgjigje inkriminuese. Gjithashtu, Trupi Gjykues e informoi dëshmitarin se, sipas Rregullores së DHSK-së, gjykatësit mund t'i bëjnë dëshmitarit çdo lloj pyetje dhe në çdo kohë gjatë procedurave.

Dëshmia e këtij dëshmitari po vazhdon me pyetjet e Trupit Gjykues.

E mërkurë 26 Qershor, 2024 09:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët në pushim për shkak të kërkesës së dëshmitarit

Në fillim të seancës së sotme, dëshmitari Kurtesh Fondaj ka kërkuar ndihmë juridike duke përmendur si arsye marrjen në pyetje nga Trupi Gjykues dje. Trupi Gjykues është duke e shqyrtuar kërkesën dhe gjykimi aktualisht është në pushim deri në ora 10:00 (10:45 transmetimi në internet).

E martë 25 Qershor, 2024 09:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i Prokurorisë, Fondaj, vazhdon dëshminë

Ish anëtari i i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, Kurtesh Fondaj, është duke vazhduar dëshminë e tij e cila nisi dje.