Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshmia e dëshmitarit tjetër të ZPS-së (73)
Dëshmitari tjetër i Prokurorisë është Kurtesh Fondaj. Sipas përmbledhjes së paraqitur nga ZPS-ja në Gjykatë, Fondaj është ish-ushtar i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut. Ky është dëshmitari i 73-të i Prokurorisë në Gjykatë.
Januzi dhe të tjerët: zgjaten afatet për dorëzimin e dosjeve paraprake prej Mbrojtjes dhe për kalimin e dosjes së çështjes tek Trupi Gjykues
Më 20 qershor 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake, Marzhori Masëlo, miratoi kërkesën e Mbrojtjes së Januzit për zgjatjen e afatit dhe urdhëroi të gjitha ekipet mbrojtëse që të dorëzojnë dosjet e tyre paraprake, në qoftë se kanë, brenda shtatë ditëve pas shqiptimit të vendimit lidhur me kërkesën e ZPS-së për ndryshmin e aktakuzës. Gjithashtu, gjykatësja Masëlo caktoi datën e re paraprake për kalimin e dosjes së çështjes, aktualisht e caktuar më 5 korrik, katërmbëdhjetë ditë pas shqiptimit të vendimit të lartëpërmendur.
Ju lutemi vini re se kjo është shtyrja e dytë e afatit fillestar, pas kërkesës prej Mbrojtjes së Bahtijarit të miratuar më 6 qershor. Më shumë informacion mund të gjeni këtu.
Informimi javor për median më 20 qershor: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Informimi javor për median më 20 qershor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 20 qershor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
Kryetarja e DHSK-së lëshon paralajmërimin e fundit për Nasim Haradinajn lidhur me kontaktet e tij me mediat
Më 13 qershor 2024, Kryetarja e DHSK-së Ekaterina Trendafilova lëshoi paralajmërim të fundit për Nasim Haradinajn që t’u përmbahet të gjitha kushteve të përcaktuara në vendimin mbi modifikimin e dënimit (“Vendimi”) të dhjetorit të vitit të kaluar. Ky paralajmërim vjen pas marrjes së raporteve të shumta nga Administratorja e DHSK-së, me të cilat Kryetarja u informua për kontaktet dhe intervistat e Haradinajt me mediat gjatë disa muajve të fundit, pa kërkuar paraprakisht leje për to, sikurse përcaktohet në Vendim. Gjithashtu, Kryetarja vuri në dukje se Haradinaj u rikujtua në fillim të këtij viti për pasojat e shkeljes së kushteve të Vendimit.
Kryetarja shpjegoi se megjithëse Vendimi mund të revokohet ose modifikohet menjëherë mbi bazën e shkeljeve, ajo vendosi që zotit Haradinaj t’i jepte edhe një paralajmërim të fundit, dhe e bëri të qartë se çdo shkelje tjetër do të rezultojë në kthimin e tij të menjëhershëm në objektin e paraburgimit të DHSK-së për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.
Informimi javor për median më 13 qershor: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
Informimi javor për median më 13 qershor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 13 qershor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
Çështja Januzi dhe të tjerët: zgjatet afati për dorëzimin e dosjes paraprake prej Mbrojtjes/datë e re paraprake për kalimin e dosjes së çështjes tek Trupi Gjykues
Më 5 qershor 2024, gjykatësi Giju miratoi kërkesën e Mbrojtjes së Bahtijarit për zgjatjen e afatit dhe urdhëroi të gjitha ekipet mbrojtëse që të dorëzojnë dosjet e tyre paraprake, në qoftë se kanë, më së largu deri të enjten, më 20 qershor 2024. Në të njëjtin vendim, Gjykatësi i Procedurës Paraprake caktoi datën e re paraprake për kalimin e dosjes së çështjes tek Trupi Gjykues, më së largu deri të premten, më 5 korrik 2024.
Gjykatësi Nikola Giju jep dorëheqjen/Gjykatësja Marjorie Masselot emërohet në Regjistër dhe caktohet si Gjykatëse e Procedurës Paraprake dhe Gjykatëse e Vetme
Më 6 qershor 2024, gjykatësi Nikola Giju i dorëzoi Kryetares Ekaterina Trendafilova dorëheqjen si gjykatës i Regjistrit të Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), pas zgjedhjes së tij si gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe marrjes së detyrave atje.
Më të njëjtën ditë, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Xhovani Pietro Barbano (Giovanni Pietro Barbano) emëroi gjykatësen Marjorie Masselot (Francë) në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë (Regjistri) në përputhje me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Pas dorëheqjes së gjykatësit Giju dhe emërimit të gjykatëses Masselot, Kryetarja Trendafilova caktoi gjykatësen Masselot si Gjykatëse të Procedurës Paraprake në çështjen Januzi dhe të tjerët si dhe Gjykatëse të Vetme në çështjen Isni Kilaj.
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 24 qershor
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Zoran Stankoviq, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 24 qershor, në ora 09:00.