Subscribe to Live update from the Court
E.g., 20/11/2024
E.g., 20/11/2024
E enjte 6 Qershor, 2024 15:00

Informimi javor për median më 6 qershor: transkripti

 

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

E enjte 6 Qershor, 2024 14:15

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i ri i ZPS-së fillon dëshminë

Pas përfundimit të dëshmisë së Nuhi Bytyçit, Prokuroria në çështjen Thaçi dhe të tjerët thirri dëshmitarin e 72-të këtë pasdite. Dëshmitari i ri është Zoran Stankoviq dhe ai po dëshmon përmes video lidhjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, ky dëshmitar ishte dërguar në objektin e konviktit në Gjilan ku ishte marrë në pyetje dhe ishte rrahur nga pjesëtarë të UÇK-së.

E enjte 6 Qershor, 2024 10:15

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: rinis dëshmia e dëshmitarit të 71-të të ZPS-së

Nuhi Bytyçi është duke vazhduar dëshminë e tij këtë mëngjes.

E mërkurë 5 Qershor, 2024 14:30

Informimi javor për median më 6 qershor

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 6 qershor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

E mërkurë 5 Qershor, 2024 10:00

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: rinis dëshmia e Nuhi Bytyçit

Nuhi Bytyçi është duke vazhduar dëshminë e tij të nisur dje.

E martë 4 Qershor, 2024 12:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i ri i ZPS-së fillon dëshminë

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W03170 Prokuroria në çështjen Thaçi dhe të tjerët thirri dëshmitarin e 71-të, gazetarin Nuhi Bytyçi i cili ka mbuluar luftën në Kosovë

E martë 4 Qershor, 2024 10:00

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: vazhdon dëshmia e dëshmitarit të 70-të të ZPS-së

Dëshmitari i mbrojtur W03170 është duke vazhduar dëshminë këtë mëngjes.

E hënë 3 Qershor, 2024 16:45

Gjykatësi Stensland u rizgjodh kryetar i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të DHSK-së

Më 31 maj 2024, gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK) zgjodhën gjykatësin Vidar Stensland si gjykatës kryesues të DHSGJK-së për një mandat të ri njëvjeçar i cili fillon më 1 qershor 2024.

Ky është mandati i katërt i gjykatësit Stensland si kryesues I DHSGJK-së. Më shumë informacion lidhur me gjykatësin Stensland mund të gjeni në faqen e tij.

E hënë 3 Qershor, 2024 10:30

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshmia e dëshmitarit të 70-të të ZPS-së

Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmitari i mbrojtur W03170 ishte anëtar i LDK-së dhe ishte arrestuar së bashku me një person tjetër.  Gjatë transferimit në një nga vendet ku ishin ndaluar atyre iu ishin lidhur duart, ishin kërcënuar dhe ishin rrahur.

E premte 31 Maj, 2024 16:30

Aktgjykim mbi kërkesën referuese të Nasim Haradinajt drejtuar Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese

Më 31 maj 2024, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese lëshoi Aktgjykimin në lidhje me kërkesën referuese të paraqitur nga Nasim Haradinaj, i cili pretendonte shkelje të të drejtave dhe lirive të tij në kontekstin e procesit penal kundër tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në aktgjykim, Dhoma Kushtetuese e shpalli një pjesë të ankesës së tij të papranueshme dhe hodhi poshtë pjesën tjetër, duke konstatuar se nuk kishte asnjë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ose të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore.

Më shumë informacion në Komunikatën për shtyp, ndërsa të gjitha parashtrimet lidhur me këtë  referim janë të disponueshme në dokumentet publike të gjykatës.