Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
Haxhi Shalës i lejohet vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë
Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje të z. Haxhi Shala në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Informimi javor për median më 10 tetor: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Jakup Krasniqit i lejohet vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë
Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje të z. Krasniqi në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Informimi javor për median më 10 tetor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 10 tetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
Januzi dhe të tjerët: përfundon konferenca e fundit përgatitore për gjykimin/ urdhrat konkret do të vijojnë
Gjatë konferencës së sotme përgatitore për gjykimin në çështjen Januzi dhe të tjerët, Trupi Gjykues lëshoi një numër urdhrash gojorë të cilët bazohen në datën e parashikuar për fillimin e gjykimit, më 8 nëntor 2024. Ndër të tjera, Trupi Gjykues trajtoi mosdisponueshmërinë e mbrojtësit kryesor të Januzit më 11 dhe 12 nëntor. Trupi Gjykues vendosi që, nëse është e nevojshme, Januzi mund të përfaqësohet nga bashkëmbrojtësi i tij gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu, Trupi Gjykues urdhëroi ekipet e Mbrojtjes që deri më 4 nëntor 2024 të dorëzojnë listat e dëshmitarëve. Së fundi, Trupi Gjykues njoftoi se do të nxjerrë një numër vendimesh përkatëse në kohën e duhur, duke përfshirë atë për datën e fillimit të gjykimit.
Kjo ishte konferenca e fundit përgatitore për gjykimin në këtë çështje, prandaj seancat për pjesën e mbetur të kësaj jave janë anuluar.
Januzi dhe të tjerët: seanca e sotme (8 tetor) do të fillojë në ora 15:00
Ju lutemi të keni parasysh se konferenca e sotme përgatitore për gjykimin në çështjen Januzi dhe të tjerët do të fillojë në ora 15:00, në vend të orës14:00, siq ishte planifikuar më herët. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin më shqi, me një vonesë prej 45 minutash.
Januzi dhe të tjerët: përfundon konferenca e sotme përgatitore për gjykimin/rinis nesër në ora 14:00
Konferenca e sotme përgatitore për gjykimin në çështjen Januzi dhe të tjerët ka përfunduar. Seanca e nesërme, gjatë së cilës trupi gjykues pritet të lëshojë një numër urdhrash gojorë dhe të japë përditësime mbi vendimet gjatë javëve të ardhshme, do të fillojë në ora 14:00.
Gjatë seancës së sotme, trupi gjykues njoftoi se synon të parashikojë fillimin e gjykimit të premten, më 8 nëntor, me deklaratat hyrëse. Më pas, gjykimi do të vazhdojë me javën e plotë të seancave nga 11 deri më 15 nëntor. Në këtë drejtim, ekipet e Mbrojtjes duhet të informojnë për disponueshmërinë e tyre gjatë këtyre dy periudhave deri nesër në mesditë, 8 tetor.
Januzi dhe të tjerët: orari i seancave 7-9 tetor
Pas njoftimit të Panelit këtë mëngjes, ju lutemi keni parasysh se më 7, 8 dhe 9 tetor pritet të mbahen katër seanca, me pushime të rregullta dhe pushim dreke nga ora 13:00 deri në orën 14:00
Çështja Januzi dhe të tjerët: Konferencat përgatitore për gjykimin
Siç ju kemi njoftuar më herët, konferencat përgatitore për gjykimin në çështjen Januzi dhe të tjerët do të mbahen gjatë kësaj jave, ndërsa e para do të fillojë këtë mëngjes në ora 09:30.
Transmetimi i këtyre konferencave do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin më shqip.
Caktohet Paneli i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e Salih Mustafës
Më 3 tetor 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e dorëzuar nga Salih Mustafa më 27 shtator 2024. Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti do të vendosin lidhur me këtë referim, i cili pason vendimin e Gjykatës Supreme më 29 korrik të këtij viti.
Ju lutemi keni parasysh se ekziston një tjetër referim i mundshëm nga Mbrojtësi i Viktimave dhe nga ZPS-ja në lidhje me dënimin e Mustafës, për të cilin kemi informuar më herët.