Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
Informimi javor për median më 3 tetor: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë/rinis më 21 tetor
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W01158, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 21 tetor 2024, në orën 13:00.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 95-të i ZPS-së fillon dëshminë
Këtë mëngjes, dëshmitari i mbrojtur W01158 filloi dëshminë e cila do të zhvillohet tërësisht në seancë të mbyllur.
Informimi javor për median më 3 tetor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 3 tetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme/rinis nesër (3 tetor)
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitares Stamena Jeliq, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme. Procesi gjyqësor do të vazhdojë nesër, 3 tetor 2024, në orën 09:00.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 94-të i ZPS-së fillon dëshminë
Dëshmitarja e re e ZPS-së është Stamena Jeliq e cila po dëshmon përmes video-lidhjes. Sipas ZPS-së, në gusht të vitit 1999, pjesëtarë të UÇK-së e morën bashkëshortin e dëshmitares, Marko Jeliq, nga shtëpia e tyre në Rahovec i cili që prej atëherë është i zhdukur.
Ky është dëshmitari i 94-të në gjykatë deri më tani.
Thaçi dhe të tjerët: përfundon konferenca për ecurinë e çështjes/nesër seancë e rregullt
Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ZPS-ja njoftoi se janë edhe 65 dëshmitarë për t’u thirrur në gjykatë si dhe 54 dëshmi për t'u pranuar me shkrim, por ky numër mund të zvogëlohet në të ardhmen. Duke iu përgjigjur kërkesës së trupit gjykues, ZPS-ja deklaroi se data e synuar e 1 prillit 2025 për përfundimin e çështjes së tyre është e arritshme. Ata gjithashtu deklaruan se përditësimi i tyre i radhës mbi numrin e dëshmitarëve do të bëhet deri më 1 nëntor të këtij viti. ZPS-ja shprehu synimin e saj për të thjeshtëzuar dëshminë e të paktën 7 dëshmitarëve, duke i kthyer potencialisht disa prej tyre në deklarata me shkrim ose duke përjashtuar të tjerët fare. Gjithashtu, palët biseduan për përshpejtimin e procedurave dhe diskutuan aspektet e ardhshme, siç janë mocionet sipas Rregullës 130 dhe kohëzgjatja e paraqitjes së provave prej Mbrojtësit të Viktimave dhe prej Mbrojtjes, në qoftë se kanë. Trupi gjykues ka shpallur edhe orarin e modifikuar të seancës së planifikuar më 21 tetor, e cila do të zhvillohet nga ora 13:00 deri në 16:30.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët do të rinis nesër, 2 tetor, në seancë të rregullt të planifikuar në ora 09:00.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Konferencë për ecurinë e çështjes më 1 tetor
Dëshmitari Ahmet Rrahmanaj ka përfunduar dhënien e dëshmisë ndërsa seanca përfundoi për ditën e sotme. Trupi Gjykues deklaroi se pasi që nuk ka dëshmitarë në dispozicion për nesër, 1 tetor, palët do të takohen në një Konferencë për ecurinë e çështjes për të diskutuar lidhur me kohën dhe planifikimin në këtë çështje gjyqësore. Konferenca për ecurinë e çështjes është planifikuar të mbahet nga ora 14:30 deri në 15:30.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: përfundon dëshmia e dëshmitarit 92/dëshmitar i ri në gjykatë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W04590, ZPS-ja thirri dëshmitarin e radhës këtë mëngjes. Ky është Ahmet Rrahmanaj i cili, sipas ZPS-së, ka qenë pjesëtar i policisë ushtarake të UÇK-së në njësitin “Lumi” gjatë periudhës përkatëse.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e 92-të
Këtë mëngjes nisi dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur të ZPS-së W04590. Sipas ZPS-së, në vitin 1998 dëshmitari ishte civil shqiptar i Kosovës kur ishte ndaluar në një bazë të UÇK-së ku i ishte nënshtruar keqtrajtimit.
Ky është dëshmitari i 92-të deri më tani në gjykatë.