Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
Informimi javor për median më 19 shtator
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 19 shtator, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i ri fillon dhënien e dëshmisë (18/09)
Dëshmitari i 86-të i ZPS-së ka nisur të dëshmojë në gjykatë sot pasdite. Ky është një tjetër dëshmitar i mbrojtur me pseudonimin W01129. Sipas ZPS-së, ky dëshmitar ishte rrëmbyer nga një grup pjesëtarësh të armatosur të UÇK-së afër minierës së Bellaqevcit në Fushë Kosovë në mesin e qershorit 1999 dhe më pas ishte ndaluar në lokacione të ndryshme të zonës. Dëshmitari është duke dëshmuar përmes videolidhjes.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e 3-të e dëshmisë së dëshmitarit W04737
Dëshmitari i mbrojtur W04737 vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes e cila filloi më 16 shtator. Ky është dëshmitari i 85-të i ZPS-së që dëshmon në gjykatë që nga fillimi i gjykimit vitin e kaluar.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W04737 rifillon dhënien e dëshmisë
Këtë mëngjes, dëshmitari i 85-të i Prokurorisë W04737 vazhdon me dhënien e dëshmisë, të cilën e filloi dje.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja dorëzon njoftimin më të fundit lidhur me listën e dëshmitarëve
Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues të 29 majit, ZPS-ja njoftoi sot, më 16 shtator, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e njëmbëdhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t'i paraqesë deklaratat e 7 dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë. Më shumë informacion në njoftim.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 85-ti në gjykatë)
Dëshmitari i ri i ZPS-së në çështjen Thaçi dhe të tjerët është dëshmitari i mbrojtur W04737, dëshmia e të cilit ka nisur këtë mëngjes. Sipas ZPS-së, ky dëshmitar është ish-anëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut. Ju njoftojmë se dëshmia e këtij dëshmitari pritet të mbahet kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: shtyhet fillimi i seancës këtë mëngjes (16/09)
Seanca e paradites në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të fillojë në orën 09:32 (ose në orën 10:17 në transmetimin me vonesë).
Informimi javor për median më 12 shtator: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Informimi javor për median më 12 shtator
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 12 shtator, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
Çështja Salih Mustafa: Paneli i Gjykatës së Apelit shqipton dënim të ri
Më 10 shtator 2024, Paneli i Gjykatës së Apelit shqiptoi dënimet individuale ndaj Mustafës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme prej tetë, 13 dhe 15 vjet burgim si dhe ia shqiptoi dënimin e njësuar prej 15 vite burgim, duke llogaritur dhe kohën në paraburgim. Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.