Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e ri (i 107-i deri më sot)
Halil Qadraku është dëshmitari i ri i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dëshmisë sot paradite. Sipas përmbledhjes që dha Prokuroria në sallë të gjyqit, dëshmitari iu bashkua UÇK-së afërsisht në mars 1998 dhe kishte role të ndryshme në vende të ndryshme, përshirë në zonën operative të Pashtrikut.
Në bazë të rregullës 151(2), Trupi Gjykues njoftoi në sallë të gjyqit se ai vendosi ta detyronte dëshmitarin të jepte dëshmi për shkak të, ndër të tjera, rëndësisë dhe dëshmisë unike, dhe për shkak se mundësia për vetinkriminim ishte e kufizuar. Sipas rregullës së njëjtë, pararafit 3, Trupi Gjykues e siguroi dëshmitarin se dëshmia do të jepet in camera, përveç nëse dëshmitari kërkon ndryshe, dhe nuk do të përdoret kundër tij në asnjë procedim penal të mëvonshëm para DHSK-së, përveç në bazë të nenit 15 (2) të Ligjit dhe rregullës 65 të Rregullores.
Pas konsultimit me mbrojtësin kujdestar të tij, dëshmitari bëri të ditur se dëshiron që dëshmia të kryhet në seancë të hapur.
Urdhri për Zhdëmtim më 29 nëntor: refuzohet kërkesa e P. Shalës për mosparaqitje ose për shtyrjen e seancës
Më 22 nëntor, Trupi Gjykues I refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim më 29 nëntor ose shtyrjen e datës së seancës. Trupi Gjykues konstatoi se prania e të akuzuarit në këtë seancë është e përligjur sipas Ligjit dhe Rregullores. Trupi Gjykues konstatoi se argumenti i Mbrojtjes, duke cituar vizitat e planifikuara të Shalës si rrethana të jashtëzakonshme, nuk e arsyeton mosparaqitjen e tij apo shtyrjen e seancës. Megjithatë, bazuar në kohëzgjatjen e shkurtër të parashikuar të seancës gjyqësore, Trupi Gjykues udhëzoi Zyrën Administrative që të lehtësojë organizimin e vizitave të Shalës në atë ditë për aq sa është e mundshme.
Më shumë hollësi mund të lexohen në vendim.
Informimi javor për median më 21 nëntor: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë/rinis më 25 nëntor
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 106-të të ZPS-së, W04393, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 25 nëntor 2024, në orën 09:00.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët : dëshmitari i ri i ZPS-së fillon dhënien e dëshmisë (i 106-ti deri më tani)
Dëshmitari i mbrojtur W04393 ka filluar dëshminë këtë mëngjes. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, ky dëshmitar ishte rrëmbyer në vitin 1998 nga individë të cilët mbanin shenja të UÇK-së dhe më pas ishte ndaluar dhe keqtrajtuar në një qendër ndalimi të UÇK-së. Kjo dëshmi po bëhet përmes video-lidhjes.
Informimi javor për median më 21 nëntor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 21 nëntor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
Seanca në gjykimin Thaçi dhe të tjerë përfundoi për sot /rifillon nesër (21 nëntor)
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 105-të të ZPS-së, W00344, përfundoi seanca e sotme. Gjykimi do të rifillojë nesër, 21 nëntor 2024, në orën 09:00.
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 105-ti deri më tani)
Prokuroria thirri dëshmitarin e 105-të, W00344, i cili është dëshmitar i mbrojtur dhe po dëshmon përmes video-lidhjes. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, ky dëshmitar ishte rrëmbyer nga pjesëtarët e UÇK-së në vitin 1999 dhe më pas ishte ndaluar dhe keqtrajtuar në një qendër ndalimi të UÇK-së.
Seanca në gjykimin Thaçi dhe të tjerë përfundoi për sot /rifillon përsëri nesër (20 nëntor)
Sikurse u njoftua më herët sot, seanca rifilloi në orën 10:30 por më pas u shty përsëri për 30 minuta pushim. Pas pushimit gjykimi u zhvillua në seancë të mbyllur dhe përfundoi për ditën e sotme.
Gjykimi do të rifillojë nesër në orën 09:00.
Thaçi dhe të tjerët: pushim i paplanifikuar deri në 10:30
Sikurse u njoftua nga Kryegjykatësi dhe për shkak të kërkesave që palët i paraqitën Trupit Gjykues, ju informojmë se në seancën e gjykimit do të bëhet pushim deri në orën 10:30 (ose deri në 11:15 në transmetimin në internet).