Subscribe to Live update from the Court
E.g., 25/11/2024
E.g., 25/11/2024
E hënë 18 Nëntor, 2024 16:45

Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për ditën e sotme/rinis nesër (19 nëntor)

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Nezir Çoçaj, seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka përfunduar. Gjykimi do të rinis nesër, 19 nëntor, në ora 09:00, me dëshminë e dëshmitarit të ri të ZPS-së.

E hënë 18 Nëntor, 2024 10:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: pushim i paplanifikuar deri në orën 13:30

Pas kërkesës së Mbrojtjes së Veselit për kohë shtesë për t'u përgatitur për marrjen në pyetje të dëshmitarit Çoçaj, gjykimi ndodhet në pushim deri në orën 13:30 (14:15 transmetimi në internet) kur pritet të fillojë marrja në pyetje prej Mbrojtjes.

E hënë 18 Nëntor, 2024 10:15

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 104-ti në gjykatë)

Nezir Çoçaj është dëshmitari i ri i ZPS-së, dëshmia e të cilit ka nisur këtë mëngjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, ky dëshmitar iu bashkua UÇK-së në vitin 1998 dhe më vonë shërbeu në Zonën Operative të Pashtrikut.

E enjte 14 Nëntor, 2024 14:45

Caktohet Paneli i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e Haxhi Shalës

Më 14 nëntor 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e dorëzuar nga Haxhi Shala më 11 nëntor 2024. Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti do të vendosin lidhur me këtë referim, i cili pason vendimin e Gjykatës Supreme më 9 shtator të këtij viti (publikimin më të fundit për këtë çështje mund ta shihni këtu).

E enjte 14 Nëntor, 2024 14:30

Informimi javor për median më 14 nëntor: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Zëdhënësja e DHSK-së Angela Grip

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

E enjte 14 Nëntor, 2024 09:15

Çështja P. Shala: zgjatet afati për dorëzimin e dosjeve të përgjigjeve

Pas zgjatjes së afatit për dorëzimin e dosjes së apelit të Mbrojtjes, për të cilën kemi informuar më herët, më 13 nëntor, Paneli i Gjykatës së Apelit gjithashtu miratoi, pjesërisht, një kërkesë të ngjashme të ZPS-së dhe të Mbrojtësit të Viktimave, të cilët autorizohen që të dorëzojnë dosjet e tyre të përgjigjeve deri më 17 janar 2025 (afati i mëparshëm ishte 27 dhjetor 2024). Vendimin e Trupit Gjykues mund ta gjeni këtu.

E mërkurë 13 Nëntor, 2024 17:30

Informimi javor për median më 14 nëntor

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 14 nëntor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

 

E martë 12 Nëntor, 2024 12:45

Çështja Januzi dhe të tjerët: shtyhet fillimi i gjykimit

Më 12 nëntor 2024, Trupi Gjykues I vendosi që seancat e planifikuara për 14 dhe 15 nëntor në gjykimin e Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës nuk do të mbahen, pas kërkesës së palëve në këtë çështje gjyqësore. Vendimin e Trupit Gjykues mund ta gjeni këtu.

Më shumë informacion do të jepet sapo të jetë i disponueshëm.

E hënë 11 Nëntor, 2024 16:30

Çështja Januzi dhe të tjerët: Vendimi i Trupit Gjykues lidhur me kryerjen e procedurave

Sot, më 11 nëntor 2024, Trupi Gjykues I nxori vendimin lidhur me kryerjen e procedurave në çështjen Januzi dhe të tjerët. Vendimin mund ta gjeni këtu.

E hënë 11 Nëntor, 2024 14:15

Referimi më i fundit i Mustafës në Gjykatën Kushtetuese: ZPS-ja dhe përfaqësuesi i viktimave dorëzuan parashtresat

Siç ishte theksuar në njoftimin tonë të mëparshëm dhe sipas vendimit të Panelit të Gjykatës Kushtetuese të datës 17 tetor, ZPS-ja dhe përfaqësuesi i viktimave kanë dorëzuar parashtresat e tyre mbi referimin e Mustafës lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme të datës 29 korrik të këtij viti. Parashtresat mund të shihen këtu.