Subscribe to Live update from the Court
E.g., 26/11/2024
E.g., 26/11/2024
E enjte 29 Gusht, 2024 15:30

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë/rinis më 2 shtator

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 82-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 2 shtator, në orën 09:00.

E enjte 29 Gusht, 2024 14:30

Informimi javor për median më 29 gusht: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

E enjte 29 Gusht, 2024 09:45

Gjykimit Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 82-të i ZPS-së rinis dhënien e dëshmisë

Dëshmitari i 82-të i Prokurorisë në gjykatë W03780 rinisi dhënien e dëshmisë këtë mëngjes. Ashtu si dje, edhe sot dëshmia e këtij dëshmitari pritet që të jepet tërësisht në seancë të mbyllur.

E mërkurë 28 Gusht, 2024 17:00

Informimi javor për median më 29 gusht

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 29 gusht, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

E mërkurë 28 Gusht, 2024 15:00

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: informacioni i fundit në lidhje me numrin e viktimave pjesëmarrëse

Pas njoftimit të Mbrojtësit të Viktimave në këtë çështje gjyqësore për ndarjen nga jeta të një prej viktimave në fillim të këtij viti, tani numri aktual i viktimave pjesëmarrëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët është 153.

Më shumë informacion lidhur me viktimat pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore mund të gjeni në rubrikën çështje gjyqësore dhe në një faqe tjetër në faqen tonë të internetit që është posaçërisht për viktimat pjesëmarrëse në të gjitha çështjet gjyqësore.

E mërkurë 28 Gusht, 2024 12:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari tjetër i ZPS-së fillon dhënien e dëshmisë

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W04764, Prokuroria thirri sot dëshmitarin tjetër të saj. Pseudonimi i këtij dëshmitari është W03780.

E mërkurë 28 Gusht, 2024 10:15

Çështja gjyqësore Januzi dhe të tjerët: vendimet e Gjykatëses së Procedurës Paraprake mbi dosjet paraprake dhe kërkesën për veçim

Më 27 gusht 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen kundër Januzit dhe të tjerëve hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Bahtijarit për zgjatje të afatit për dorëzimin e dosjes paraprake të përditësuar të saj. Gjykatësja Masëlo (Masselot) konstatoi se Mbrojtja nuk demonstroi se zgjatja e afatit është e përligjur dhe rikujtoi të gjitha ekipet e Mbrojtjes se duhet të dorëzojnë dosjet e tyre paraprake deri më 2 shtator, sipas udhëzimeve në vendimin e saj të mëparshëm.

Në një vendim tjetër, gjykatësja Masëlo gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për veçimin e çështjes kundër tij nga çështja kundër Januzit dhe Bahtijarit dhe që të ketë një gjykim të veçantë. Në marrjen e vendimit të saj, gjykatësja vuri në dukje se gjykimet e veçanta do të shtonin në mënyrë të pashmangshme kohën dhe burimet e gjykatës dhe do të rrezikonin të drejtat e të akuzuarit për t’u gjykuar brenda një kohe të arsyeshme

E mërkurë 28 Gusht, 2024 09:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W04764 rifillon dhënien e dëshmisë

Këtë mëngjes, dëshmitari i 81-të i Prokurorisë në gjykatë W04764 vazhdon me dhënien e dëshmisë, të cilën e filloi dje.

E martë 27 Gusht, 2024 10:00

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitar i ri i ZPS-së në gjykatë

Këtë mëngjes, dëshmitari i mbrojtur W04764 filloi dhënien e dëshmisë si dëshmitari i 81-të i ZPS-së në gjykatë. Sipas Prokurorisë, dëshmitari ka qenë anëtar i UÇK-së i pranishëm në Kosovë dhe Shqipëri më 1998 dhe 1999.

E hënë 26 Gusht, 2024 17:15

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: është i disponueshëm kalendari i gjykatës nga janari deri në maj 2025

Ju njoftojmë se për gjykimin Thaçi dhe të tjerët kalendari i seancave të gjykatës nga janari deri në maj 2025 është i disponueshëm në Kalendarin e Gjykatës sonë në internet.