Gjykimi Thaçi dhe të tjerët rifillon pas pushimit veror: ZPS-ja thërret dëshmitarin tjetër të saj
Stivën Rasëll (Steven Russell) është dëshmitari tjetër i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dëshmisë këtë mëngjes. Sipas vendimit të mëparshëm të Trupit Gjykues, dëshmitari në sallën e gjyqit shoqërohet nga përfaqësues të qeverisë amerikane.
Caktohet Paneli i Gjykatës së Apelit për të vendosur lidhur me përcaktimin e ri të dënimit të z. Mustafa
Më 31 korrik 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit, të përbërë prej gjykatësve Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, për përcaktimin e ri të dënimit të z. Mustafa në përputhje me Vendimin mbi Kërkesën e Mustafës për Mbrojtje të Ligjshmërisë dhe për të vendosur për çdo çështje përkatëse, sipas nevojës.
Paneli i Gjykatës Supreme vendos mbi Kërkesën e z. Mustafa për Mbrojtje të Ligjshmërisë
Më 29 korrik 2024, Paneli i Gjykatës Supreme lëshoi vendim mbi kërkesën e Salih Mustafës për mbrojtje të ligjshmërisë. Paneli i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht kërkesën e tij dhe anuloi pjesën e aktgjykimit të apelit që ka të bëjë me dënimin e z. Mustafa me 22 vjet burg.
Paneli ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit në përputhje me rregullën 194(1)(b) të Rregullores, për të shqyrtuar uljen e dënimit bazuar në arsyetimin e paraqitur në vendimin e Panelit të Gjykatës Supreme. Më shumë hollësi në vendimin.
Pushimi veror i gjykatës zgjat deri më 16 gusht 2024
Siç është njoftuar në kalendarin tonë, pushimi veror në DHSK fillon të hënën, më 29 korrik, dhe përfundon më 16 gusht 2024. Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të jenë në minimum. Megjithatë, gjykata mbetet plotësisht funksionale dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së. Gjatë pushimit mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi.
Çështja e apelit të Pjetër Shalës: Paneli saktëson modalitetet për pjesëmarrjen e viktimave
Paneli i Gjykatës së Apelit definoi modalitetet për pjesëmarrjen e viktimave në procedurat apeluese në çështjen Pjetër Shala. Paneli konstatoi se është në interes të drejtësisë që gjatë procedurave apeluese të zbatohet regjimi i ngjashëm me atë të procedurave gjyqësore, me ndryshimet e nevojshme. Më shumë hollësi në vendimin e datës 24 korrik.
Çështja Pjetër Shala: zgjatet afati për dorëzimin e njoftimeve për apel
Më 24 korrik 2024, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Shalës lidhur me zgjatjen e afatit për dorëzimin e njoftimit të tyre për apel kundër aktgjykimit. Paneli e autorizoi Mbrojtjen dhe ZPS-në që të dorëzojnë njoftimet e tyre për apel, në qoftë se kanë, më së largu deri më 2 shtator 2024. Më shumë hollësi në vendimin.
Informimi javor për median më 25 korrik: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
Informimi javor për median më 25 korrik
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 25 korrik, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
Çështja Kilaj: njoftimi i ZSP-së lidhur me aktakuzën e ndryshuar
Në vazhdim të njoftimit të mëparshëm lidhur me çështjen Kilaj në muajin maj, më 18 korrik ZSP-ja ka njoftuar publikisht se ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Isni Kilajt. Njoftimi, i cili nuk përfshin detaje të mëtejshme, është i disponueshëm këtu.
Informimi javor për median më 18 korrik: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
the archive of all previous press briefings is available on this page and the video files can be found on our youtube channel