Subscribe to Live update from the Court
E.g., 26/11/2024
E.g., 26/11/2024
E mërkurë 23 Tetor, 2024 13:00

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: pushim i paplanifikuar deri në orën 13:30

Ju lutemi keni parasysh se gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët  ndodhet në pushimin e drekës deri në orën 13:30.

E mërkurë 23 Tetor, 2024 09:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Geci

Dëshmitari Fadil Geci vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Pas pyetjeve të ZPS-së dhe disa ekipeve të Mbrojtjes, dëshmitari aktualisht po merret në pyetje nga Trupi Gjykues.

E martë 22 Tetor, 2024 09:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Geci vazhdon dëshminë e tij

Këtë mëngjes, ZPS-ja ka rinisur marrjen në pyetje të dëshmitarit të saj të 96-të në gjykatë, Fadil Geci.

E hënë 21 Tetor, 2024 14:00

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshmia e dëshmitarit të 96-të të ZPS-së

Fadil Geci është dëshmitari i ri i ZPS-së, dëshmia e të cilit filloi këtë pasdite. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, Geci ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe ka mbajtur pozita të ndryshme në partinë LDK gjatë periudhës përkatëse.

Ky është dëshmitari i 96-të i ZPS-së në gjykatë që nga fillimi i gjykimit. Ju lutemi vini re se sot është paraparë një pushim, nga ora 14:30 deri në 15:00, pasuar nga seanca e fundit deri në orën 16:30.

E hënë 21 Tetor, 2024 08:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: seanca e sotme (21/10) do të fillojë në ora 13:00

Siç ju kemi njoftuar më herët, seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të zhvillohet nga ora 13:00 deri në 16:30. Pjesa tjetër e seancave të kësaj jave do të zhvillohet sipas orarit të rregullt, nga ora 09:00 deri në 16:30.

E premte 18 Tetor, 2024 14:15

Përditësim lidhur me referimin e Mustafës në Gjykatën Kushtetuese: ZPS-ja dhe përfaqësuesi i viktimave dorëzojnë parashtresat

Më 17 tetor 2024, Paneli i Gjykatës Kushtetuese nxori vendimin mbi kërkesat e bëra nga ZPS-ja dhe përfaqësuesi i viktimave për të dorëzuar parashtresat e tyre lidhur me referimin e Mustafës, i cili ishte dorëzuar më 27 shtator 2024. Paneli theksoi se procedurat para Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të DHSK-së kanë të bëjnë vetëm me shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut të individëve, kështu që nuk ekziston e drejta e qenësishme për të bërë parashtresa ose për t'iu përgjigjur referimeve, përveçse kur ato janë të nevojshme për ndonjë referim konkret. Megjithatë, Paneli e gjeti të përshtatshme të bëjë përjashtim dhe të pranojë parashtresat e këtyre dy palëve, ndërsa ajo e përfaqësuesit të viktimave kufizohet në të drejtat e viktimave pjesëmarrëse në procedura. Këto parashtresa duhet të dorëzohen deri më 8 nëntor, pasuar nga përgjigja e Mustafës, në qoftë se ka, deri më 29 nëntor 2024. 

E enjte 17 Tetor, 2024 14:30

Informimi javor për median më 17 tetor: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Zëdhënësi i DHSK-së Michael Doyle

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

E enjte 17 Tetor, 2024 09:30

Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e H. Shalës për rishqyrtimin e vendimit të mëparshëm të panelit

Më 16 tetor 2024, Paneli i Gjykatës Supreme hodhi poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për rishqyrtimin e vendimit të mëparshëm të panelit me të cilin ishte hedhur poshtë kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim. Paneli i i njëjtë, i përbërë prej gjykatësve Ekaterina Trendafilova (kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, konstatoi se Shala nuk ka demonstruar ndonjë gabim në arsyetimin e vendimit të mëparshëm, e as që rishqyrtimi i tij është i nevojshëm për të shmangur padrejtësinë ndaj të akuzuarit.

E mërkurë 16 Tetor, 2024 17:00

Informimi javor për median më 17 tetor

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 17 tetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

 

E hënë 14 Tetor, 2024 10:30

Çështja Pjetër Shala: Mbrojtja dorëzon njoftimin e rishikuar të apelit

Siç ju kemi njoftuar më herët, më 2 shtator të këtij viti Mbrojtja e Pjetër Shalës ka dorëzuar si konfidencial njoftimin për apel kundër aktgjykimit. Versioni i redaktuar publik i këtij njoftimi është i disponueshëm në dokumentet publike të gjykatës. Ndërkohë, Mbrojtja dorëzoi njoftimin e rishikuar të apelit dhe versioni i redaktuar publik u dorëzua më 4 tetor.