• Përfundon gjykimi ndaj Shalës për këtë javë/kalendari për hapat e ardhshëm procedural

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të tetë të Prokurorisë, gjykimi kundër Pjetër Shalës përfundoi për këtë javë dhe do të rinis më 26 qershor në orën 09:30. Në fund të seancës së sotme, Trupi Gjykues lëshoi një urdhër gojor sipas të cilit, mes të tjerash, 6 korriku 2023 është data e synuar për mbylljen e çështjes së ZPS-së. Varësisht nga rezultati i mocionit të Mbrojtjes, në bazë të Rregullës 130 (për rrëzimin e akuzave), në qoftë se kanë, 21 ose 22 gushti janë datat e caktuara për nisjen e paraqitjes së provave prej Mbrojtësit të viktimave, në qoftë se kanë, ndjekur nga Konferenca përgatitore e Mbrojtjes (gjatë së njëjtës javë). Trupi Gjykues caktoi 18 shtatorin 2023 si datë provizore për nisjen e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes, në qoftë se kanë.

  • Gjykimi i Shalës: dëshmon dëshmitari i ri i Prokurorisë

    Dëshmitari i tetë i Prokurorisë në gjykimin e  Shalës është dëshmitari ekspert Zbyněk  Dolejši, ekspert për identifikimin e ADN-së, nga Praga, Republika Çeke.

  • Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 19 qershor

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të nëntë të ZPS-së, gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit përfundoi për këtë javë dhe do të rinis të hënën, më 19 qershor, në orën 09:00.

  • Informimi javor për median më 15 qershor

    Të enjten, më 15 qershor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • Dëshmitari i radhës i ZPS-së në çështjen Thaçi dhe të tjerët

    Dëshmitari i mbrojtur W01602 ka nisur dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Ky është dëshmitari i nëntë i ZPS-së deri më tani.

  • Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së

    Dëshmitari i tetë i ZPS-së në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është dëshmitari i mbrojtur W04323. Dëshmitari ndihmohet nga një mbrojtës kujdestar.