• Gjykimi ndaj Shalës: dëshmitari i mbrojtur 10 vazhdon dëshminë e vet

    Dëshmitari i pestë i Prokurorisë, “dëshmitari 10”, vazhdon dëshminë e vet në gjykimin ndaj Shalës. Trupi Gjykues është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.

  • Dëshmitari i radhës i ZPS-së është duke dëshmuar në gjykimin ndaj Shalës

    Dëshmitari i pestë i ZPS-së në gjykimin ndaj Pjetër Shalës është dëshmitar i mbrojtur. Ai është duke dëshmuar përmes videolidhjes.

  • Thaçi dhe të tjerët: Paneli i Gjykatës së Apelit hedh poshtë apelet lidhur me pjesëmarrjen e viktimave

    Të mërkurën, më 26 prill 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelet e 20 viktimave kundër vendimit të Panelit të Gjykatës Themelore me të cilin u refuzuan kërkesat e tyre për të marrë pjesë në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Megjithatë, paneli i ka lejuar parashtruesit e refuzuar që t'i dorëzojnë sërish kërkesat tyre, nëse paraqesin informacione të reja para trupit gjykues.

  • Informimi javor i DHSK-së për median më 26 prill

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të mërkurën, më 26 prill, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të mërkurën, në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

  • Gjykimi Thaçi dhe të tjerë: fillon dëshminë dëshmitari i tretë i ZPS-së

    Dëshmitari i tretë i ZPS-së në gjykimin Thaçi dhe të tjerë është dëshmitari i mbrojtur W04421. Në bazë të urdhrit të mëhershëm të Trupit Gjykues, sot gjykimi do të mbahet i tëri në seancë të mbyllur.