• Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i parë i ZPS-së vazhdon dëshminë e tij

    Dëshmitari i mbrojtur është duke vazhduar dëshminë e tij në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Mbrojtja është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.

  • Çështja Mustafa: Përmbledhja e urdhrit për zhdëmtim

    Përmbledhja e urdhrit për zhdëmtim në çështjen gjyqësore Mustafa, i shqiptuar sot, është në dispozicion në të tri gjuhët e gjykatës. Versioni në shqip ndodhet këtu.

  • Salih Mustafa urdhërohet të paguajë zhdëmtim për viktimat

    Sot, më 6 prill, Trupi Gjykues I urdhëroi Salih Mustafën që të paguajë shumën e përgjithshme prej 207,000 € në emër të zhdëmtimit për dëmin e shkaktuar ndaj viktimave të krimeve për të cilat ai është dënuar. Më shumë detaje do të përmenden në komunikatën për shtyp gjatë ditës së sotme.

  • Informimi javor i DHSK-së për median më 6 prill

    Të enjten, më 6 prill në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Përfundojnë deklaratat hyrëse/gjykimi do të rinis më 11 prill

    Pas përfundimit të deklaratës hyrëse të ekipit të fundit të Mbrojtjes (Krasniqi), përfshirë deklaratën pa betim të të akuzuarit, në bazë të Rregullës 142 (1) të Rregullores, seanca e sotme ka përfunduar. Gjykimi në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët do të rinis më 11 prill, në orën 09:00, me nisjen e paraqitjes së provave nga ZPS-ja.