• E mërkurë 15 Shkurt, 2023 17:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 16 shkurt

    Të enjten, më 16 shkurt në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 15 Shkurt, 2023 16:45

    Thaçi dhe të tjerët: Përfundon Konferenca e ZPS-së/konferenca për ecurinë e çështjes më 20 mars

    Përfundoi sot konferenca përgatitore në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Përveç shtyrjes së datës së fillimit të gjykimit nga 1 mars në 3 prill, Trupi Gjykues gjithashtu urdhëroi që deklaratat hyrëse të vazhdojnë më 4 dhe 5 prill, duke vijuar me seancën e provave më 11 prill 2023 (të gjitha seancat do të fillojnë në ora 09:00). Data e planifikuar për mbylljen e paraqitjes së provave nga ZPS-ja është caktuar për 1 prill 2025. Trupi Gjykues gjithashtu planifikoi një konferencë për ecurinë e çështjes për 20 mars në ora 09:00.

  • E mërkurë 15 Shkurt, 2023 15:15

    Thaçi dhe të tjerët: Fillimi i gjykimit u shty deri më 3 prill

    Gjatë konferencës përgatitore të ZPS-së sot në çështjen Thaçi dhe të tjerët, e cila ende vazhdon, Trupi Gjykues miratoi mocionin gojor të Mbrojtjes dhe urdhëroi që gjykimi në këtë çështje fillon më 3 prill me deklaratat hyrëse, dhe jo më 1 mars, siç është njoftuar më herët.

  • E enjte 9 Shkurt, 2023 17:30

    Çështja Shala: Vendim i Trupit Gjykues mbi procedurat për dëmshpërblim

    Më 9 shkurt, Trupi Gjykues në çështjen Shala vendosi që procedurat për dëmshpërblim dhe ato penale do të zhvillohen njëkohësisht në këtë çështje dhe se, në rast të shpalljes fajtor, Trupi Gjykues nuk do t’i referojë viktimat për padi civile në gjykatat e Kosovës, në përputhje me nenin 22(9) të Ligjit dhe rregullës 167 të Rregullores, por do të nxjerrë një Urdhër për Dëmshpërblim, në përputhje me nenet 22(8) dhe 44(6) të Ligjit. Rrjedhimisht, Trupi Gjykues në këtë çështje do t’i ndjek procedurat e njëjta si në çështjen Salih Mustafa. Më shumë hollësi në vendimin origjinal.

  • E enjte 9 Shkurt, 2023 15:30

    Konferenca para apelit në çështjen Mustafa mbahet më 16 shkurt

    Më 9 shkurt, kryegjykatësja e Panelit të Gjykatës së Apelit, Mishelë Pikar, në bazë të rregullës 178 të Rregullores, caktoi datën për mbajtjen e konferencës para apelit në çështjen Salih Mustafa për 16 shkurt 2022 në ora 10:00. Gjithashtu, Gjykatëse Pikar urdhëroi mbrojtjen të dorëzojë versionin e redaktuar publik të njoftimit për apel deri më 13 shkurt në ora 12:00.  Më shumë hollësi në urdhrin për caktimin e datës.

  • E enjte 9 Shkurt, 2023 14:45

    Informimi javor i DHSK-së për median më 9 shkurt 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E mërkurë 8 Shkurt, 2023 17:45

    Informimi javor i DHSK-së për median më 9 shkurt

    Të enjten, më 9 shkurt në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 8 Shkurt, 2023 14:45

    Mustafa: Mbrojtja parashtron njoftim për apelim/Caktohet Paneli i Apelit

    Pas dorëzimit të njoftimit (konfidencial) për apel nga Mbrojtja e Mustafës më 2 shkurt, Kryetarja e DHSK-së caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit, të përbërë nga Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, për të vendosur mbi apelin kundër Aktgjykimit, të shpallur më 16 dhjetor 2022.

  • E enjte 2 Shkurt, 2023 18:45

    Gucati dhe Haradinaj: Videoincizimi i aktgjykimit të apelit në Youtube

    Ju informojmë se videoincizimi i aktgjykimit të apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj është i disponueshëm në kanalin Youtube. Klikoni këtu për të shikuar videoncizimin në shqip.