• E mërkurë 17 May, 2023 15:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Urdhër i Trupit Gjykues mbi Procedurat Publike

    Gjatë seancës së sotshme (17 maj), Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët shprehu shqetësimin se gati të gjitha dëshmitë deri më tani janë dëgjuar në seanca private apo të mbyllura dhe ua kujtoi palëve, midis të tjerash, se, në përputhje me nenin (21)(2) të Ligjit, të akuzuarit gëzojnë të drejtën për gjykim të drejtë dhe publik dhe gjithashtu se është në interesin e publikut që ky proces të zhvillohet, për aq sa është e mundshme, në mënyrë publike. Trupi Gjykues gjithashtu kujtoi se në urdhrin mbi zhvillimin e procedurave thuhet se palët dhe pjesëmarrësit duhet të respektojnë karakterin publik të procesit gjyqësor. Më vonë, Trupi Gjykues lëshoi urdhër gojor duke kërkuar parashtrime nga palët, deri më 31 maj, në lidhje me hapat konkretë që mund të merren nga palët dhe trupi gjykues për të siguruar që këto procedura të jenë publike në shkallë më të lartë. Ndërkohë, Trupi Gjykues i urdhëroi palët që të kenë parasysh parimin që procedurat të jenë publike, kur të kërkojnë që pjesë të dëshmive të dëshmitarëve të dëgjohen në seanca private ose të mbyllura.

  • E mërkurë 17 May, 2023 09:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit të katërt të ZPS-së

    Mbrojtja e Selimit vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur 4748.

  • E premte 12 May, 2023 10:15

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit të katërt të ZPS-së

    Dëshmitari i mbrojtur 4748 vazhdon dëshminë në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. 

  • E enjte 11 May, 2023 14:45

    Informimi javor i DHSK-së për median më 11 maj 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 11 May, 2023 09:45

    Thaçi dhe të tjerët: Dëshmitari i katërt i ZPS-së Vazhdon Dëshminë

    Dëshmitari i mbrojtur 4748 vazhdon dëshminë në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. ZPS-ja vazhdon marrjen në pyetje të këtij dëshmitari.

  • E enjte 11 May, 2023 08:45

    Gjykata Supreme: Haradinaj ridorëzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë

    Në pajtim me urdhrin e 8 majit të Panelit të Gjykatës Supreme, Haradinaj ridorëzoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë (për të qenë në përputhje me numrin e lejuar të fjalëve të përcaktuar në nenin 56(3) të Udhëzuesit të Punës për Dosjet dhe Parashtrimet e Protokolluar). Kërkesën e fundit të Haradinajt si dhe atë të dorëzuar nga Gucati mund t’i gjeni në Dokumentacionin Gjyqësor Publik.

  • E mërkurë 10 May, 2023 19:00

    Informimi javor i DHSK-së për median më 11 maj

    Të enjten, më 11 maj në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.